Artan Zeneli betohet në Gjykatën e Lartë

Anëtari 

Në praninë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, është betuar në ambientet e Gjykatës së Lartë anëtari më i ri i këtij kolegji, Artan Zeneli. Pas ceremonisë, kryetarja e kësaj gjykate, Shpresa Becaj, apeloi ndaj forcave politike që të arrijnë mirëkuptimin në miratimin e amendimeve të ligjit për Gjykatën e Lartë për të treguar në të njëjtën kohë edhe mbështetje për gjyqësorin. Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në fjalën e tij vlerësoi rolin e Gjykatës së Lartë ndërsa kërkoi që kjo gjykatë të kthehej në një tempull të drejtësisë, duke premtuar edhe mbështetjen e nevojshme. “Kësaj trupe i takon fjala e fundit ndaj duhet të përçojë te çdo individ, qoftë ai qytetar i thjeshtë, politikan, gjyqtar, prokuror apo avokat, garancitë dhe besimin te pushteti gjyqësor. Gjykata e Lartë duhet të jetë në të gjithë kuptimin tempulli i drejtësisë dhe i besimit te drejtësia”, tha Presidenti Nishani.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.