Australi, policia në kërkim të maniakut të “kukullave seksi”

Policia australiane vazhdon kërkimet për kapjen e një maniaku seksual, viktima të të cilit janë “kukullat seksi”. Sipas të dhënave të policisë, maniaku vishet mirë dhe shkon nëpër sexy shop, ku “rrëmben” një model të veçantë kukullash që fryhen, të quajtura “Jungle Jane”.

Maniaku rrëmben kukullat, “i përdhunon” dhe më pas i braktis gjysmë të zhveshura në rrugë dytësore ose lulishte publike. Sipas autoriteteve, maniaku ka arritur të realizojë 5 “goditje”, ndërkohë që ekziston frika që për shkak të problemit psikologjik që shfaq, ai të sulmojë femrat prej gjaku e mishi.

12 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.