Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Britani e Madhe, 12-vjeçari shkon në universitet

Xavier Gordon-Brown është regjistruar në fakultetin e matematikës, duke u bërë kështu edhe student më i ri në moshë

[caption id="attachment_38228" align="alignright" width="300"] Xavier Gordon Brown[/caption]

Ai është vetëm 12 vjeç, ka zërin e një fëmijë, nuk ka një profil në Facebook, siç është e modës për moshatarët e tij, nuk ka celular, por shkon në universitet. Xavier Gordon-Brown sapo është regjistruar në fakultetin e matematikës në ?Open University?, Britani e Madhe dhe në sajë të gjenialitetit të mendjes së tij brilante ka arritur të kapërcejë disa shkallë në shkollimin e tij, duke u bërë kështu studenti më i ri në moshë në historinë britanike.

Lidhja mes 12-vjeçarit dhe matematikës ka filluar të kristalizohet dhe të forcohet shumë herët, kur ai ende nuk dinte të shkruante dhe kur ende nuk shkonte në shkollë. Pa mbushur 4 vjeç, djaloshi dinte përmendësh tabelat kryesore të veprimeve matematike dhe ishte në gjendje të kryente ushtrime të ndryshme matematikore përmendësh. Ndërsa kur ishte 8 vjeç mund të zgjidhte ushtrime matematikore të nivelit të nxënësve 16-vjeçarë.

Tani që është 12 vjeç, Xavier, i shoqëruar edhe nga nëna e tij (për shkak të moshë së mitur), ulet në auditorët e universitetit dhe ndjek leksione të cilat kanë nivelin e nxënësve me dyfishin e moshës së tij.

Fenomeni i gjenive të vegjël nuk është i panjohur. Ka me dhjetëra vogëlushë të tjerë nëpër botë, të cilët në sajë të mendjes së tyre gjeniale, studiojnë në universitet duke arritur nivele maksimale ende pa qenë adoleshentë.

11 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore