Të mbash një gepard si kafshë shtëpie

Një çift të moshuarish që jetojnë në Afrikën e Jugut kanë zgjedhur të kenë një kafshë shtëpie jo të zakontë. Nëse zakonisht njerëzit zgjedhin të mbajnë një qen a një mace, ata kanë preferuar një gepard, të cilin e kanë adaptuar kur ishte shumë i vogël, ndërsa aktualisht është 4 vjeç.

Gepardi me emrin Jolie, ndihet shumë rehat në shtëpinë e Magda dhe Japie Pienaar; ushqehet në kuzhinën e familjes, fle në shtratin e çiftit apo shtriqet në divan. Gjithashtu, Jolie është mjaft miqësore edhe me kafshët e tjera të familjes, sidomos me një qen pastor që quhet Franky.

E zonja e shtëpisë shprehet se fillimisht nuk ishte dakord që të adoptonin një gepard dhe ishte përpjekur shumë që i shoqi të mos e bënte një gjë të tillë, por tani ndihet e lumtur dhe thotë se Jolie është pjesë e familjes. Shumë njerëz shkojnë në shtëpinë e çiftit për të bërë një foto me Jolie, dhe mesa duket asaj i pëlqen kjo gjë.

“Ajo bën shumë rrëmujë, urinon ngado dhe thyen ç’të gjejë përpara, janë instinktet e saj të egra”, thotë 64-vjeçari Japie Pienaar.


10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. raimondi says

    Prite kur gepardi ti haje per Barjam te dy keta ciftin e pjerdhur, ….. se e paska vonuar shume

Comments are closed.