Shtëpia e stilit Flinstones del në shitje

Të gjithë ata që janë në kërkim të një shpelle moderne për të jetuar kanë përpara një ofertë të mrekullueshme. Një rezidencë e vërtetë në stilin e familjes së famshme të epokës së gurit Flinstones, të bëjnë të ndihesh si një Fred dhe Vilma i kohëve moderne, dhe sigurisht që nuk do të nevojiten ca çanta me kocka për ta blerë atë.

Shtëpia e çuditshme është e vendosur në brigjet e Malibusë dhe është e arreduar në mënyrë të ngjashme me shtëpinë e personazhit të dashur të filmit me kartonë, Flinstones, në të cilën gjithçka ishte prej guri. Ajo do të shitet për një çmim prej 3,5 milionë dollarësh.

Me një fasadë krejt natyrore nga jashtë dhe brenda saj, harmonizimi i këndshëm i dizajnit që të jep përshtypjen sikur guri është gërryer nga forcat e natyrës, krijon ndjesinë sikur jeton në një lloj shpelle qiellore.

Gjithashtu, të njëjtën natyrë ka edhe arredimi i brendshëm, duke filluar nga mobiliet dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm të një shtëpie moderne.

10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.