Misteri katërshekullor i Kolonisë së Humbur ndoshta pranë zgjidhjes

Zbulohen gjurmë nën një fushë golfi, mund të jetë nga ‘Kolonia e parë’

Përdorimi i teknologjisë së avancuar të skanimit të tokës mund t’u ketë dhënë fund një prej mistereve më të mëdha dhe magjepsëse të historisë së botës së re, njofton “The Economist”. Bëhet fjalë për koloninë e parë angleze në Amerikë, koloni që u zhduk pa lënë gjurmë dhune nga pas dhe duke u hapur rrugën hipotezave të pafundme dhe legjendave letrare.

Sipas shkencëtarëve, disa gjurmë janë shfaqur poshtë një fushe golfi në Karolinën e Veriut dhe gërmimet arkeologjike mund të nisin së shpejti.

Kolonia Roanoke u themelua në vitin 1584 në ishullin me të njëjtin emër me 118 kolonë, përfshirë edhe vajzën e parë angleze të lindur në botën e re. Një hartë me ngjyra u krijua nga ekspedita për të përcaktuar vendin e themelimit të kolonisë, akt që përbën edhe shpalljen e autoritetit të mbretëreshës së Anglisë mbi tokën e re. Ekspedita udhëhiqej nga John White, i cili u kthye nga Kolonia për të marrë furnizime në Angli. Tre vjet më vonë, ai shkoi sërish në Roanoke së bashku me furnizimin, por gjeti fortesën fillestare të braktisur. Ai nuk zbuloi as trupa të vdekurish dhe as varre, duke i hapur rrugë aludimit se kolonët mund të qenë zhvendosur gjetkë.

Përgjatë shekujve aludimet qenë të shumta, ndërsa asnjë informacion real nuk u zbuluan. Gjurmët e kolonisë janë bërë një atraksion i madh turistik.

Enigma ka habitur edhe shumë shkencëtarë. Në vitin 2004, historianë dhe arkeologë themeluan një fondacion me emrin “Kolonia e Parë”, me synimin për të kërkuar në mënyrë më sistematike për fatin e të zhdukurve.

Gjurma e parë u zbulua pikërisht në hartën e ekspeditës nga një sy i kujdesshëm, anëtari i fondacionit Brent Lane, një profesor biznesi në Universitetin e Karolinës së Veriut. Pasi zbuloi një shenjë, u kryen analizat e fushës përkatëse me rreze infra të kuqe, u zbuluan nën tokë objekte që mund të kenë lidhje me koloninë e zhdukur. Disa besojnë se kolonët e parë u përzien me popullatën vendëse dhe lanë trashëgimtarë që u zhdukën vetëm shekuj më vonë nga luftërat me indianët e Amerikës.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.