Joshja që vjen nga Lindja

E fundit është Tamiko Bolton, që shumë shpejt do të martohet me miliarderin 82-vjeçar, George Soros. Lista e aziatikeve që bëjnë për vete zemrat e menaxherëve dhe yjeve është shumë e gjatë: nga gruaja kineze e Rupert Murdoch deri te zonja “Facebook”. Cili është sekreti i tyre?

Femrat aziatike, si i kanë bërë për vete meshkujt më të fuqishëm të botës

Për të bërë për vete George Sorros, sipërmarrësja e ueb-it, Tamiko Bolton, 40 vjeçe dhe gruaja e ardhshme e financierit të famshëm 82-vjeçar, nxori jashtë loje edhe yllin brazilian të telenovelave, bukuroshen seksi, Adriana Ferryer, edhe dhjetë vjet më të vogla se ajo. Madje arriti të merrte edhe apartamentin me vlerë dy milionë dollarësh në “Upper West Side” në Manhattan që ai i kishte premtuar ish të fejuarës. Por spekulatori që gjunjëzoi Bankën e Anglisë është i vetmi mashkull perëndimor  sipas kohës që “kapitulloi” përpara një femre aziatike. Nga “Well Street”-i në kinema, bukuroshet sybajame po bëjnë për vete meshkujt më të pushtetshëm. Shumë larg stereotipit të geishave, janë plot grinte dhe të vendosura. Nëse në fillim ishte Yoko Ono, influenca e së cilës te John Lennon çoi në shkatërrimin e “Beatles”, nuk mund të përmendet një tjetër kineze Wendi Deng. Nëse më parë shumë pak e njihnit, gruaja e manjatit të mediave, Robert Murdoch, mori nofkën “Dragoi” kur u përpoq të shpëtonte të shoqin nga goditja e një torte në mes të skandalit të përgjimeve në Angli. Por nëse për të ndenjur me Soon-Yi, vajzën e adoptuar nga e shoqja Mia Farrow, Woody Allen rrezikoi të dënohej për ngacmim seksual, Prishilla Chan, e diplomuar në mjekësi diti si të bënte për vete një tjetër burrë të fuqishëm, themeluesin e rrjetit, të famshëm social “Facebook”, Marck Zuckenberg. Ajo jo vetëm arriti ta sille të shoqin me kostum në dasmën e tyre, (për herë të parë Zuckenberg nuk ishte veshur sportiv) por pesë vite më parë kishte bërë një marrëveshje të shkruar: “ose do kalosh me mua 100 minuta kohë në javë ose do ndahemi”. Për më tepër është edhe goxha dorështrënguar, veti që mund t’i hyjë në punë pas rënies në bursë të “Facebook”-ut. Me pak fjalë gra praktike. Larg gazetave të thashethemeve për skandale, për gjithmonë të zgjuara dhe me zgjedhje të vëmendshme për jetën e tyre. Ashtu si Michelle Yeaoh, aktorja 49-vjeçare e “The Lady”, dhe shoqja e ish-menaxherit të “Ferrari”-t, Jean Todt. Ajo jo rastësisht ka lindur në vitin e tigrit, ndërsa ai i kërkon të martohen një herë në javë. Nëse ish-pjesëtari i “Brat pack” në Hollywood John Cusack humbi toruan për Gong Li, ylli i “Kujtimet e një Geishe”, Owen Wilson bëri një djalë me Jade Duell, zyrtare dhe qitëse e skuadrës së antiterrorizmit amerikan. Sigurisht që jo të gjitha kanë superkarrierë. Alice Kim, kur njohu Nicolas Cage ishte një vajzë e thjeshtë që punonte në një lokal për takimet koreane.  Çifti ka tetë vjet martuar dhe së bashku kanë edhe një djalë me emrin Kal-El. Tërheqjes aziatike nuk i kanë shpëtuar edhe shumë italianë, si Lapo Elkann i lidhur me aktoren dhe prezantuesen kineze dhe Zhu Zhu, mes të tjerave edhe mbesa e një gjenerali të Partisë Komuniste të Pekinit.

 

 

 

Sekretet e bukurisë që vijnë nga Lindja

Gratë aziatike kanë një histori mijëravjeçare kujdesi për trupin dhe shpirtin. Jo rastësisht, kinezja Yu Wenxia sapo u zgjodh “Miss bota”. Cilat janë sekretet e bukurisë së tyre?

 

1. Pinë shumë çaj, i konsideruar si aleati më i mirë i bukurisë: gjethet e tij të pasura me substanca “pozitive” ndihmojë dhe pastrojnë organizmin të qëndrojë në formë

 

2. Masazhet, një nga ritualet e kulturës aziatike: kjo praktikë favorizon qarkullimin e gjakut dhe qetëson dhimbjet muskulore, përveçse ndihmon shumë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik

 

3. Kujdesi për flokët. Flokët e aziatikeve janë të famshme për bukurinë dhe shkëlqimin e tyre. I lajnë çdo ditë dhe një prej sekreteve të tyre është aplikimi i vajit të gamiles që shkëlqen dhe forcon flokët

 

4. Kujdesi për duart, shumë të rëndësishme për marrëdhëniet sociale. Masazhimi çdo darkë i duarve me vaj esencial druri trëndafili apo aloe vera.

 

5. Kujdesi për fytyrën. Lëkura e tij është si prej porcelani: një prej sekreteve të tyre është larja me detergjent që shkumojnë. Një tjetër armë joshjeje e aziatikeve janë edhe qerpikët: çdo darkë kujdesi për to me vaj bajamesh të ëmbla është i domosdoshëm

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.