Shtëpiake, ‘zanati’ perfekt për t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit

Gratë me aktivitet fizik të pasur kanë 13 për qind më pak mundësi që të preken nga sëmundja e tmerrshme

Të qenët aktive të bën mirë. Dhe ka disa aktivitete, siç është për shembull kujdesi për shtëpinë, që ofrojnë avantazhe edhe në parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Sipas një studimi të zhvilluar nga ‘Cancer Research UK’, në fakt gratë aktive kanë 13 për qind më pak mundësi që të preken nga kanceri i gjirit.
Të lëvizësh, që nënkupton një sërë aktivitetesh, si të bësh shëtitje, të kujdesesh për kopshtin, apo edhe të bësh punët e shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar kancerin, një sëmundje që godet mijëra njerëz çdo vit.

Ky përfundim është dhënë nga një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme në botë që studion lidhjen mes dietës, stilit të jetës dhe rrezikut të kancerit, dhe bën pjesë në ‘European Prospective Investigation of Cancer and Nutrition’ (EPIC).

Shkencëtarët morën në studim 8 mijë gra të sëmura me kancer të gjirit dhe duke i analizuar dolën në përfundimin se ato gra që kishin pasur një jetë aktive, kishin shumë më pak mundësi që t’u zhvillohej një kancer i gjirit në krahasim me ato që kishin pasur një jetë më pak aktive.

Pra, një mënyrë për ta mbajtur larg sëmundjen e tmerrshme, sipas shkencëtarëve britanikë, është të qenët aktivë, dhe kjo nuk nënkupton sforcim të tepruar fizik apo ushtrimin e ndonjë sporti, por lëvizje të moderuara dhe që mund të jenë normale e të përballueshme për çdo njëri, përfshi këtu edhe punët e shtëpisë.
5 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.