Brazil, statujë gjigande në plazhin e Rios

Një skulpturë gjigande, që paraqet kokën e një vajze 14-vjeçare, lartësohet përballë plazhit të Botafogos, në Rio De Zhaniero. Instilacioni është inauguruar nga artisti spanjoll, Jaume Plensa.

Vepra e artit, e lartë 12 metra, është e përbërë nga rrëshirë dhe pluhur mermeri. Ajo është titulluar “Olhar nos meus sonhos” që përkthehet “Vështroni ëndrrat e mia” dhe paraqet një adoleshente, që mban sytë mbyllur.

Sipas krijuesit të saj, vepra është “një nderim për Iemanjà”, mbrojtësen e deteve.

5 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.