Maldive, bën seks para martese, 16-vjeçarja do të rrihet me kamzhik

Një gjykatë në Maldive ka urdhëruar rrahjen me kamzhik në publik të një 16-vjeçareje që ka pranuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale përpara martese. Vendimi është marrë në përputhje me ligjin islamik, pasi familja e vajzës ka denoncuar se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me një 29-vjeçar, i cili u dënua me 10 vjet burg.

Një funksionar i gjykatës ka saktësuar se vajza mund të refuzojë që të goditet me kamzhik, por në këtë rast dënimi do të konvertohet me tetë muaj arrest shtëpie. “Në pjesën më të madhe të rasteve, pranojnë të rrihen me kamxhik në shenjë pendese”, ka thënë funksionari.

Gjatë muajve të kaluar, Komisionieri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, i kishte kërkuar autoriteteve të ishujve Maldive ti jepej fund rrahjeve publike të femrave në publik, për shkak të marrëdhënieve jashtë apo para martesore.

4 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

3 Comments
  1. dashnor says

    Tashme jemi te ngopur deri ne fyt nga marrezite islamike dhe nuk na ben me pershtypje asnje skandal i tyre . Megjithate , po mendoj me vehten time – ” valle , si do ta kaloje jeten qe i ka mbetur kjo vajze e re , pas nje poshtrimi te tille publik ? Kush na qenka ky zot kaq i mire e kaq i besuar , qe i frymezon njerezit te shkaterrojne jeten e nje femije te pafajeshme sipas mesimeve te tij ogurzeza ? ” Dashnori .

  2. kled al says

    Ka dy gjera qe nuk i sheh. Piksepari ndeshkimi ka si qellim parandalimin – ashtu sic te burgosin/ te ndeshkojne ne cdo vend pse ke bere dicka qe vendi ne fjale e ka konsideruar te gabuar ashtu edhe ne nje shtet mysliman te denojne per te parandaluar ato qe i gjyojne te gabuara. Ndryshimi eshte se ne keto vendet qe ty te duken normale e vendosin vet per cfare dhe si duhet ndeshkuar – ne nje fare mase jane bere si zoter te njerezve – ndersa ne nje shtet mysliman se per cfare dhe si denohet dikush e vendos vetem Ai qe e ka krijuar dhe tek i Cili do kthehen. Se dyti pervec parandalimit; ai ndeshkimi ne fjale mund ta kete bere me te keqe jeten e ksaj bote per ate vajzen ne fjale, por ne te njeten kohe mund ta kete shpetuar nga nje ndeshkim shume me te ashper ne jeten e ardhme, pra ne teresi mund te jete edhe per te miren e saj.

  3. charli says

    vetem ne boten e injorances sheh te tilla denime. kjo nuk feja e vertete islame. kurani e ndalon dhunen. keto jan ligje qe i kan vendosur njerez injorante te cilet duan te spekullojne me kuranin.

Comments are closed.