Zjarri pushton rajonin dhe Jugun e Europës

Turistët evakuohen nga një zonë e Spanjës

Zjarret ne SpanjeZjarret janë përhapur dhe po shkaktojnë dëme të mëdha jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të rajonit dhe të Jugut të kontinentit. Në Spanjë, zjarrfikësit spanjollë po zhvillojnë një betejë të madhe me zjarrin, kryesisht edhe në zona turistike, si ajo e Marbelës në Costa del Sol. Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra mijëra të tjerë kanë evakuuar zonat. Trupi i një të moshuari është gjetur në afërsi të Marbelës. Pjesa më e madhe e të evakuuarve janë turistë të huaj që kishin ardhur në këto zona për të kaluar pushimet e tyre. Për momentin turistët janë vendosur nëpër resorte të tjera përgjatë vijës bregdetare dhe ndodhen jashtë rrezikut, por të tjerë që nuk janë larguar mund të rrezikohen nëse flakët e zjarrit do të shtrihen dhe më tej.

Ky është një fenomen i përhapur nëpër zonat e nxehta të Mesdheut çdo vit. Edhe në vitet e tjera, zjarri bën dëme të jashtëzakonshme, kryesisht nëpër pyje, duke shkrumbuar dhe duke djegur hektarë të tërë dhe duke shkatërruar edhe fshatra e madje në disa raste ekstreme, duke marrë edhe jetë njerëzish. Veç Spanjës, zjarret janë përhapur me vatra të mëdha edhe në vendet e rajonit tonë si Mal të Zi, Bosnjë e gjetkë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.