Tregtia botërore e armëve lulëzon nga Arabia dhe India

Porositë për armatime nga vendet në zhvillim te vendet e zhvilluara shënuan një rekord shumëvjeçar vitin e kaluar kur arritën në 28 miliardë dollarë, bën të ditur “The Economist”. Blerjet nga vendet e varfra përbëjnë aktualisht 60 për qind të të gjithë tregtisë ndërkufitare të armatimeve.

SHBA-ja dhe Rusia mbeten eksportuesit më të mëdhenj të armatimeve në botë. Eksportet amerikane ndihmohen nga baza shumë e madhe e klientëve afatgjatë, të cilët porosisin variante më moderne të armëve ekzistuese, pjesë këmbimi apo shërbime mbështetëse.

Arabia Saudite qe shkaku kryesor i rritjes së shitjeve për vitin 2011. Mbretëria e naftës shpenzoi 2.8 miliardë dollarë për armatime. India është klienti më i mirë i Rusisë dhe bleu gjatë vitit të kaluar 2.7 miliardë dollarë armatime.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.