Indi, pas protestave, dyqani “Hitler” do të ndryshojë emër

Me emrin “Hitler”, sigurisht që nuk mund të shpëtonte pa rënë në sy. Megjithëse Rajesh Shas, pronari i dyqanit që mban emrin e diktatorit gjerman, pretendon se nuk ka qenë e qëllimshme, tashmë pas protestave dhe gjullurdisë që krijoi, duhet të gjejë një emër të ri.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në qytetin e Ahmedabad, në shtetin indian të Gujarat. Një muaj më parë, Rajesh Shas dhe një ortak i tij, nisën një aktivitet tregtar, duke i vendosur emrin e Hitlerit. Pas kësaj, nisën protestat e komunitetit të vogël hebre që jeton në qytet.

“Nuk kishim për qëllim të fyenim askënd”, ka thënë Shas, duke parlajmëruar se do të vendosin për emrin e ri, sapo ortaku i tij të kthehet nga një udhëtim pune jashtë shtetit. Sipas tij, nuk ka pasur dijeni se kush ishte Hitler dhe emri është zgjedhur për nder të gjyshit të ortakut të tij, i vetëquajtur “Hitler” për shkak të rreptësisë. “Është emër që tërheq vëmendjen…dyqani po ecën mjaft mirë” ka thënë Shas.

2 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.