Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Emily Blunt: “Aktrimi më tjetërsoi”

Kur ishte e vogël vetëm belbëzonte, tani është bërë një aktore e suksesshme, falë takimit me një mësues teatri. Duke mos e harruar eksperiencën e hidhur që dikur mezi fliste, tani ajo bashkëpunon me një institut amerikan për të ndihmuar personat që u mbahet goja

"Kam pasur një fëmijëri të keqe, edhe pse familja më donte e më mbante në pëllëmbë të dorës. Problemi i mbajtjes së gojës i trishtonte të gjithë". Emily Blunt e përshkruan me këto dy fjali fëmijërinë e saj. Aktorja angleze, e bukur dhe e talentuar u bë e famshme falë rolit të sekretares së Anna Wintour (interpretuar nga Meryl Streep) në filmin "Djalli vishet me Prada", ndihmëses së Zonjushës Derrkuce në filmin "The Muppet", si dhe në rolin e mbretëreshës në filmin "The Young Victoria". Si nëpër filma ashtu edhe jetën e përditshme flet rrjedhshëm e pa gabime. Duket e pamundur që kjo divë të ketë vuajtur nga mbajtja e gojës. "Mund të mos e besoni, por ja që është e vërtetë", flet me siguri ajo. "Problemet filluan në moshën 8-vjeçare. Tashmë të folurit ishte bërë një makth. Pamundësia për t?u shprehur ashtu siç dëshiroja bëri që të heshtja e të mos flisja më fare. Gjë që ishte e turpshme për mua, por shumë e dhimbshme për ata që më qëndronin pranë". Ishin katër vite tejet të vështira, derisa ndodhi mrekullia: "Mësuesja ime më propozoi që të interpretoja një personazh. E provova, por sërish më mbahej goja. Atëherë ajo më këshilloi që ta provoja me një theks verior. ?E di që mund t?ia dalësh. Unë kam besim te ty?, më tha. Me thënë të drejtën unë nuk e kisha shumë idenë sesi ishte theksi verior. Fillova të flisja me një zë qesharak, por ndihesha e pasigurt", thotë aktorja.

Ky ishte fillimi i rilindjes dhe rënia në dashuri me aktrimin. E edukuar me shumë dashuri nga dy prindër të përkushtuar, Emily Olivia Leah Blunt ka frekuentuar shkolla prestigjioze në Roehampton, Londër. Ishte një vajzë sportive, por sytë ata sy jeshil dhe misteriozë nuk e bënin shumë popullore. "Dikur më thoshin: nuk kuptohesh asnjëherë se çfarë mendon vërtet. Nuk kam qenë kurrë tipi që mbahesha si e bukur. Për mua sheshi i xhirimeve ishte terapi dhe asnjëherë nuk e mendoja se në të ardhmen do të bëhej profesioni im", shton Blunt.

Në fakt, talenti i saj zor se mund të kalohej pa u vënë re. Në gusht të vitit 2000, kur Emily ishte 18 vjeçe, u zgjodh për të marrë pjesë në Festivalin e Edimburgut, ku mori edhe një ofertë pune: "Ai ishte momenti ku vërtet mendova se do të bëhesha aktore". Një aktore që është e aftë të këndojë, t?i bjerë violinçelit dhe të kalërojë. "Do të kisha qenë perfekte për rolet e dikurshme, por duke qenë se unë kërkoj gjithmonë sfida të reja, tani do të interpretoj përkrah të madhit Tom Cruise në filmin ?All You Need is Kill?. Ndërkohë po stërvitem nga një mjeshtër i arteve marciale në Los Anxhelos. Po më pëlqen kjo eksperiencë".

Emily pëlqen sfidat dhe zakonisht i fiton ato. Në filmin "Djalli vishet me Prada" ia ?vodhi? skenën koleges së talentuar, Anne Hathaway. Ndërkohë që Meryl Streep e ka cilësuar si një prej aktoreve të reja më të mira që ka takuar ndonjëherë. "Për mua ky është nder", thotë Emily, e cila dëshiron të kujtojë edhe solidaritetin e agjërimit që ndalu me kolegen Hathaway, sepse produksioni i vuri në dietë që të dyja, pasi ishin pak të shëndosha për rolet.

Në çdo rast sfida e vërtetë e Emily-së mbetet shërimi i mbajtjes së gojës, një çrregullim që ka origjinë fizike, në rastin tim gjenetik, por që kapërcehet në sajë të forcës së vullnetit dhe ndihmës së ekspertëve. Eksperienca e saj e hidhur e shtyu të ndihmojë tani fëmijët që kanë të njëjtin problem. Ajo punon në mënyrë aktive me shoqatën "American Institute of Stuttering", që kujdeset për fëmijët të cilëve u mbahet goja. Me këtë qëllim Emily ka mbajtur edhe një fjalim falënderimi. Nëse shumica e yjeve e kanë fshehur të kaluarën e tyre që u mbahej goja, përfshi këtu edhe Bruce Willis, aktorja angleze ka vendosur ta shndërrojë në një simbol pozitiv, siç kishin bërë para asaj Tom Cruise dhe Keira Knightley, të dy disleksikë.

"Mendoj se duke u përballur me të tilla pengesa në moshë të vogël bëhesh më i fortë, fiton eksperiencën e duhur për të kaluar vështirësitë e jetës dhe për të dalë në sipërfaqe", tregon aktorja. "Ndonjëherë më ndodh që të më mbahet goja, sidomos kur jam e lodhur dhe me nerva. Më ndodh më tepër me njerëzit e afërt sesa të panjohurit, megjithatë është një mangësi të cilën kam filluar ta dua. Kur refuzoja të flisja për të mos dëgjuar zërin tim, fillova të shikoja të tjerët, të kuptoja karakteret, të interpretoja gjestet. Në fund të fundit mbajtja e gojës më ndihmoi në profesionin tim si aktore. Mësova të vjedh pak nga talenti i kolegëve me të cilët shoqërohesha: i Judy Dench, Susan Sarandon dhe Meryl Streep, por personazhet e mia vijnë nga përditshmëria", shton aktorja.

Përditshmëria e Emily-së, është e qetë, megjithatë ajo nuk ngurron të mësojë nga gabimet e saj. Gjatë katër viteve bashkëjetesë me këngëtarin kanadez, Michael Bublé, bleu një shtëpi për vete në Vankuver edhe pse jetonin të dy. Pastaj ra në dashuri dhe u martua me kolegun John Krasinski: "Ilaçi im i përditshëm është humori, nuk do të mund të jetoja pa të dhe kjo është arsyeja që jam martuar me një njeri të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha shumë komik. Ne femrat jemi të prirura të dashurohemi pas meshkujve që na bëjnë të vuajmë, të cilët na lënë pafund duke pritur, por duhet të kuptojmë se kur vuajtja është e tepruar dhe pritja është më e gjatë se bashkëjetesa, atëherë duhet të kuptojnë se ka ardhur çasti i ndryshimit". Emily është 29 vjeçe dhe i pëlqen të jetë shembull i mirë për të tjerët. "Dua që ajo vajzë ose ai djalë që ka probleme me të folurën ta lexojë këtë artikull dhe të thotë: ?Sa mirë, atëherë edhe unë mund t?ia dal mbanë?. Këtë shpresoj", përfundon aktorja.

Filmat e saj

"The Devil Wears Prada", 2006

Emily Blunt është sekretarja e Miranda Priestly

"The yong Victoria", 2009

Në film tregohet rinia e Mbretëreshës Viktoria (Emily Blunt) dhe marrëdhënia me të shoqin

"The Adjustment Bureau", 2011

Filmi flet për dashurinë dhe kufijtë e vullnetit të lirë. Çifti protagonist është Matt Damon-Emily Blunt

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore