Mosha e tretë, stili i jetës i shëndetshëm zgjat jetën me 5 vjet

Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar stilin e jetës: sipas një studimi suedez të publikuar në ‘British Medical Journal’ stili i jetës i shëndetshëm ndikon në rritjen e jetëgjatësisë në moshën e tretë: pesë vjet tek gratë dhe gjashtë tek burrat.

Një ekip shkencëtarësh të “Karolinska Institute” i Stokholmit ka vlerësuar jetëgjatësinë tek 1800 të rritur, të moshës mbi 75 vjeç, për gati 18 vjet (nga viti 1987 deri në 2005), duke marrë parasysh: moshën, gjininë, profesionin, edukimin, stilin e jetës dhe hobet.

Gjatë periudhës së marr në analizim rreth 92% e pjesëmarrësve ka vdekur, ndërkohë që gjysma ka kaluar moshën 90-vjeçare. Stili i jetesës ka rezultuar mjaft i rëndësishëm në jetëgjatësi, ashtu si dhe duhanpirja dhe aktiviteti fizik i rregullt.

1 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.