Kompania farmaceutike gjermane kërkon ndjesë pas 50 vitesh për “Thalidomide”

Kompania gjermane e prodhimit të barnave farmaceutikë, Gruenenthal, ka kërkuar ndjesë publike për “Thalidomide”, medikamentit që fajësohet si shkaktar i mijëra lindjeve anomale, në vitet 1950-1960.

“Thalidomide” shitej në ato vite për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Por efekti anësor i tij tek nënat që e përdornin gjatë shtatzënisë ishte i tmerrshëm. Mijëra fëmijë lindën me gjymtyrë të shkurtra, probleme dëgjimi, shikimi, anomali kardiake, dëmtime në tru dhe çrregullime mendore. Kompania kishte mohuar akuzat deri më sot, që ka kërkuar ndjesë publike.

“Thalidomide” nisi të prodhohej masivisht në fillim të viteve ’50 të shekullit të kaluar. Në vitin 1961, pasi u vërtetuan efektet e saj negative u hoq nga qarkullimi dhe u ndalua prodhimi i saj. Besohet se të paktën 10 mijë nëna në mbarë botën. kanë sjellë në jetë fëmijë me anomali të mëdha për shkak të këtij medikamenti.

1 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.