Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Policia çon për ndjekje penale krushkun e ish-presidentit Topi

Sipas policisë, nga Komisariati nr. 1 është zbuluar se në fshatin Mullet është prerë një sipërfaqe e madhe pylli dhe më pas kjo sipërfaqe është shkatërruar, me qëllim ndërtimin e një rruge të paligjshme

Biznesmeni Agron Papuli hetohet për shkatërrim të pyllit në Tiranë

Agron Papuli po hetohet në lidhje me shkatërrimin e një sipërfaqeje pylli për hapjen e një rruge

Djali i Papulit rezulton i fejuar me vajzën e Bamir Topit, pas një lidhje 4-vjeçare mes tyre

Bledi Gilaj

Biznesmeni i njohur, Agron Papuli, i cili njëkohësisht është vjehrri i vajzës së ish-presidentit Bamir Topi, është marrë nën hetim nga policia, pasi dyshohet për prerjen dhe shkatërrimin e një sipërfaqeje pylli dhe ndërtimin e një rruge në mënyrë të paligjshme. Informacioni bëhet i ditur nga burime të besueshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, e cila ka referuar materialet në organin e akuzës për biznesmenin e njohur. Megjithatë, edhe pse duket si një sulm i radhës ndaj njerëzve të ish-presidentit Bamir Topi, policia shprehet se hetimi i nisur ndaj biznesmenit të njohur nuk ka asnjë lidhje me ish-presidentin.

Sipas të dhënave nga uniformat blu, gjithçka për biznesmenin e njohur, sidomos në fushën e automjeteve, por që ka qenë edhe donator i FK Tiranës, ka nisur pas ankesave të disa banorëve të zonës së Mulletit. Ata kanë bërë disa ankesa pranë policisë së kryeqytetit për shkatërrim të pyllit me mjete pune, ndërkohë që ato cilësoheshin prej tyre si të paligjshme. Në këto kushte, autoritetet policore mësohet se kanë dërguar patrullat e përgjithshme për verifikim në zonën ku pretendohej se është shkatërruar pylli dhe është vënë re se aty punohej për hapjen e një rruge të re. Në këto kushte, fillimisht është menduar se kjo ishte brenda rregullave, por më vonë, sipas burimeve policore ka pasur ankesa edhe nga policia pyjore dhe komuna. Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për të ndaluar këto punime, kështu që policia ka filluar hetimin penal për këtë çështje.

Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Policisë së Tiranës mësohet se ?nga Komisariati nr. 1 është zbuluar se në fshatin Mullet është prerë një sipërfaqe e madhe pylli dhe më pas kjo sipërfaqe është shkatërruar, me qëllim ndërtimin e një rruge. Por, sipas të dhënave policore, edhe ndërtimi i rrugës, po bëhet në mënyrë të paligjshme. ?Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo rrugë po financohet nga Agron Sotir Papuli, 57 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të lartë?, deklaroi policia e kryeqytetit. Më tej, policia shtoi se nga Komisariati nr. 1 i Tiranës, për këtë person ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Nga oficerët e policisë gjyqësore mësohet se ndaj tij është përgatitur dosja, e cila do të dërgohet në prokurorinë e rrethit, me qëllim që ai të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Por, të pyetur nëse biznesmeni i njohur është marrë në pyetje për këtë hetim apo nëse ka dijeni për hetimet që kryhen ndaj tij, oficerët e policisë nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme. Megjithatë, sipas Kodit Penal, pikërisht në nenin 150, shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Hetimet e nisura ndaj biznesmenit duken edhe si sulme ndaj ish-presidentit Topi, pasi veç krushqisë, ata kanë lidhje miqësie mes tyre prej disa vitesh. Vetë Bamir Topi, para se të bëhej president, njihej me biznesmenin e fuqishëm. Kjo edhe për faktin se të dy kanë qenë kontribuues të mëdhenj të ekipit të futbollit ?Tirana?. Agron Papuli dikur ka qenë donator e tashmë ka hequr dorë. Megjithatë, lidhja mes tyre u forcua në vitin 2011, kur djali i Papulit u fejua me vajzën e Topit. Fejesa e Nada Topit me Gurten Papulin u shpall nga vetë ish-çifti presidencial. Çifti kishte katër vite lidhje para se ta zyrtarizonin atë me fejesë. Agron Papuli njihet edhe si një ndër biznesmenët më të njohur në fushën e tregtimit të automjeteve, por biznesin e tij e ka të shtrirë edhe në fusha të tjera. Djalin e madh, i cili është fejuar me vajzën e Bamir Topit, e ka me bashkëshorten e parë, me të cilën është divorcuar, ndërkohë që është martuar sërish dhe ka dy fëmijë të tjerë.

 

Vepra penale

Rrezikimi - Sipas Kodit Penal, shkatërrimi i pronës me dashje, për të cilën hetohet Papuli, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet

Përplasjet - Edhe pse duket si një sulm i radhës ndaj njerëzve të ish-presidentit, policia shprehet se hetimi nuk ka asnjë lidhje me Topin

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore