Meduza e pavdekshme

‘Turritopsis nutricula’, ose meduza e pavdekshme

Meduza e pavdekshme, ose siç quhen në gjuhën shkencore ‘Turritopsis nutricula’, është një specie shumë interesante e studiuar nga shkencëtarët disa vjet më parë. E veçanta e saj është se kjo meduzë ka aftësinë të ripërtërijë ciklin e vet biologjik, duke arritur t’i shpëtojë në këtë mënyrë vdekjes.

Cikli i dyfishtë

Me dimensione shumë të vogla, një diametër prej 4 mm në fazën fillestare, meduza zhvillohet duke ndjekur dy stade: në fazën e parë ajo është e ngjashme me një polip të vogël, e pajisur me disa tentakula të nevojshme për të qëndruar nën ujë, ndërsa në fazën e dytë transformohet në një meduzë dhe karakterizohet nga një shtim i konsiderueshëm i numrit të tentakulave, deri në 80 të tilla.

Pasi arrin pjekurinë seksuale dhe pasi riprodhohet, ajo nuk vdes, por zbret në fund të detit dhe i rikthehet sërish gjendjes fillestare nga e cila ishte zhvilluar. Për shkencëtarët, kjo përtëritje është bërë e mundur në nivel qelizor, për shkak të një fenomeni të njohur si “transdiferencim”.

Ndryshimi bëhet në sajë të qelizave shumë të specializuara që ritransformohen në qeliza tipike të fazës së mitur të meduzës. Qeliza, siç janë ato të muskujve, janë të afta për të humbur funksionin e tyre primar morfologjik dhe të rikthehen përsëri në fazën e gjenezës, përmes së cilës qeliza të reja me karakteristika të ndryshme mund të prodhohen. Ajo që i bën të veçanta këto meduza nuk janë qelizat në vetvete, por procesi që e kthen pas ‘orën’ e tyre biologjike, së sajë të të cilit bëhet i mundur rigjenerimi i pjesshëm i trupit të tyre.
18 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.