Justin Bieber “Kam lindur duke kënduar”

Baterisë nuk mund t’i binte, sepse ishte shumë e madhe për të, por mund të luante me shkopinjtë. I përplaste në tokë duke mbajtur ritmin. Sot fiton qindra milionë dollarë në vit dhe të gjitha vajzat do të donin që të martoheshin me të. Njëra madje ka tentuar ta fusë në kurth

Bruce Dale, 67 vjeç, me origjinë nga një provincë kanadeze, ish-punëtor i industrisë automobilistike, tashmë i dalë në pension, flet për nipin Justin, i cili në moshën 18-vjeçare është bërë një këngëtar mit. “Ishte një fëmijë i mbarë. Kurioziteti e shtynte gjithmonë që të provonte gjëra të reja. Çdo lloj aktiviteti i tërhiqte vëmendjen. I pëlqente aq shumë loja hokej mbi akull saqë iu kthye në një fiksim”, tregon ai. “Që kur ishte fëmijë i pëlqente të merrej me punë. Nuk ka nevojë për dikë që ta nxisë për të punuar, sepse është tepër aktiv”. Babai i Justin Bieber, Jeremy, mendohet pak kur e pyesin se kur e kuptoi që i biri kishte dhunti të pazakonshme. “E kuptova diçka të tillë kur ishte 3 vjeç, sepse filloi t’i binte baterisë dhe të përsëriste përmendësh pjesë nga librat dhe Bibla. Gjithashtu ka mësuar të lexojë në moshë shumë të vogël”.

“E dua muzikën që kur kam filluar të mbaj mend”, rrëfen Justin Bieber. “Kur isha i vogël dhe shkoja në kishë, familjarët më afronin gjithmonë te bateria. Atëherë ime më e kuptoi se ky ishte pasioni im i vërtetë dhe në një farë mënyre më ka mbështetur dhe ndihmuar”, thotë duke hezituar pak. Justin mund të jetë djali më i famshëm i botës, por sërish mbetet një adoleshent. Herë pas here përsërit fjalët që thotë, ndonjëherë madje nuk di as të përgjigjet. As 8 milionë albumet e shitura dhe 2,7 miliardë klikime në “YouTube” nuk mund ta ndihmojnë në këtë pjesë. Madje as dalja në faqen e parë të revistës “Forbes”, sipas së cilës kohët e fundit ka fituar 108 milionë dollarë, nuk ka kontribuuar në formimin e tij.

E ëma, Pattie Mallette, është beqare që pas ndarjes nga Jeremy. Ata i dhanë fund martesës kur Justin, fëmijë i vetëm, ishte shumë i vogël. “Ajo blinte shkopinj xhazi dhe unë luaja në dysheme”, shton këngëtari. “Vetëm ato mund të më blinte, sepse kushtonin 10 ose 20 dollarë, kurse e gjithë bateria ishte shumë e shtrenjtë”. Pas suksesit të vitit 2008, falë “YouTube” dhe videove të xhiruara në shtëpi, e ëma mori shumë oferta nga bota e spektaklit. Për këtë arsye ajo u transferua me të birin 14-vjeçar në Atlanta.

“Mamaja ime ka bërë ç’është e mundur për të më motivuar”. Bieber kujton vitet e rrugëtimit të tij drejt suksesit. “Ajo ftonte në shtëpi miq bateristë për të mësuar sesi i bihej. Më ka mbështetur gjithmonë në çdo gjë që bëja. Ju do të pyesni a kam pasur një fëmijëri të lumtur? Po, sigurisht. E di se çfarë do të thotë të mos kesh shumë para; të jesh i varfër. Nuk më ndodhte shpesh të vishja rroba të reja, megjithatë gjyshërit na ndihmonin shumë. Kur shkoja në restorant me time më, fillimisht duhej të studioja menynë. Mund të porosisja vetëm ujë, sepse pijet e tjera kushtonin shumë. Merrnim vetëm një pjatë me makarona dhe e ndanim bashkë. Nuk kishim mundësi të porosisnim dy pjata”, kujton këngëtari.

William, këngëtari i grupit “Black Eyed Peas”, është një “Belieber”, ose një fans i çmendur i Justin Bieber. Ka kontribuar në albumin e tij të ri “Believe”, duke regjistruar një këngë me të. “Justin është një nga njerëzit më të talentuar që unë kam punuar ndonjëherë dhe këtë e them me bindje, sepse kam pasur shumë bashkëpunime me këngëtarë të mëdhenj si Mick Jagger, Whitney Houston, Bono, Michael Jackson”, ka thënë William. Aftësia më e madhe e Bieber është se di t’i bjerë çdo lloj vegle muzikore. Sigurisht që do t’i duhet shumë kohë për t’u formuar ashtu siç duhet. Me të vërtetë mund të jetë shfaqur si djalosh i llastuar, por shumë artistë të tjerë të prezantuar kështu, tashmë janë bërë legjendarë. I tillë ishte Michael Jackson.

Ashtu si çdo fëmijë që dëshiron t’ua kthejë të gjitha nderet prindërve, edhe Justin u ka blerë një shtëpi dhe makinë gjyshërve; po mendon të kënaqë gjithashtu me një apartament të ri edhe të ëmën. “Do të shpenzoj një pjesë të parave të mia, por vetëm për gjëra që ia vlejnë”. Edhe për vete ka blerë një shtëpi 6 milionë dollarë në Kalabasas, afër Los Anxhelos.

Që Bieber nuk është një kukull e pop-it e tregon vendosmëria e tij në botën e biznesit. Ai ka në plan të shkruajë në libër të ri; ka publikuar një të parë që titullohet “Historia ime – hapi i parë drejt përjetësisë”; ka hedhur në treg dy parfume: “Someday” dhe “Girlfriend”.

Logjikisht nga fama e madhe vijnë edhe shumë probleme. Vitin e kaluar Bieber u akuzua se ishte babai i fëmijës së një fanseje: Mariah Yeater theksonte se këngëtari, atëherë 16 vjeç, kishte kryer marrëdhënie me të në një tualet të prapaskenës në Los Anxhelos. Lajmi shokoi të gjithë botën. Si mund të kishte ndodhur diçka e tillë, sepse Bieber është vërtet ashtu siç duket, i edukuar, i kujdesshëm, i turpshëm te Zoti dhe e urren birrën. Tashmë për publikun akuza është diçka e harruar, por jo për Justin, i cili shkroi edhe një këngë për çështjen në fjalë që titullohet “Maria”. Me albumin e fundit “Believe” ai ka shumë për të treguar, sidomos të rriturve. Të vetmit që mund t’ia vështirësojnë jetën djaloshit janë personat që merren me shpifje. “Ata nuk e përtypin dot idenë që një djalë i ri si unë të jetë i suksesshëm; që unë u përkushtohem me mish e shpirt shumë gjërave që ata do të dëshironin. Ka nga ata që më urrejnë thjesht për këto arsye, pa e dëgjuar ndoshta asnjëherë muzikën time. Ata nuk e kuptojnë, por unë di si të hyj në zemrat e njerëzve”.

 

Detaj foto

“Beliebers” në delir: kështu quhen fanset e çmendura të këngëtarit

Justin Bieber, 18 vjeç, ka lindur në Stendford, Kanada, në vitin 1994. Albumi i tij i fundit “Believe” është në vendin e parë në klasifikim, në 30 shtete

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

23 Comments
  1. sandra says

    evet

  2. dulc says

    poooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

  3. belieber says

    EDHE UNE JOM (BELIEBER) JUSTIN BIEBER I WILL LOVE YOU TILL THE END USTIN MY HERO LOVE YOUUUUUUUUUUUU

  4. elira says

    un jam nje fanse nume 1 e justin bieber dhe ndrushe belieber

  5. EdOnA says

    I LOVE YOUUUUUUU JuStiN BiBeR &

  6. tinaa says

    i love toyy

  7. tinaa says

    justin is one in milion

  8. fiona says

    jutin biber je me i miri jam fansja jote numer 1 dhe sic quhet ndryshe beliber

  9. fanse numer 1 e justin biber says

    love you justin

  10. fanse numer 1 e justin biber says

    justin bieber you are wonderful boy.jam fansja numer 1 e jotja

  11. Melissa Lissa says

    I love you Justin Bieber
    <3
    <3
    <3
    <3
    <3
    i love you soooo much kiss

  12. dea says

    You are the best love you

  13. linda says

    i love you justin bieber
    <3
    <3

  14. diana says

    justin bieber me pelqen shum historia jote mu me beri te qaj per femijrin qe paske kaluar ti por e she qe ti tani je bere ylli i botes

  15. klea says

    you are the best you are the prince of pop justin love you ♥

  16. justin says

    justin youre all that matters to me you are the the best singer and danecr in the world ♥

  17. justin says

    love you justin ♥ 🙂

  18. manuela says

    with the history will really like it I love justin biber justin biber from the I wish I knew more to see and to come to Kosovo to ber a fotoh

  19. xheneta says

    I love You so mach

  20. xheneta says

    I’m crazy for you i loveeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee soooooooooooooooooooooo machhhhhhhhhhhhh justin biberrrrrrrrrrrrrr

  21. oksana says

    I love justin and after one day will come to meet you in America but will be too late in .Albania come here even for a day. I loveeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee you justin bieber .

    I am going crazy for you

  22. arjana says

    oooooooooooo ooooooooo <3 i love you so much i'am beliebers

  23. lonora says

    I love justin bieber.My darling

Comments are closed.