I dënuar me jetë

Tony Nicklinson pas vendimit të gjykatës, e cila nuk e lejon të kryejë vdekje të asistuar

 

Ndonjëherë jeta është aq e vështirë për njerëz me aftësi të kufizuara fizike, sa ata do të donin t’i jepnin fund me vetëdije të plotë dhe të lumtur të ndaheshin prej saj. Por këtë fat nuk mundur ta ketë një 58-vjeçar nga Britania e Madhe, megjithëse prej kohësh i kishte bërë një kërkesë gjykatës së vendit të tij që ta lejonin t’i jepte fund jetës me një ‘vdekje të asistuar’. Prej 7 vjetësh jetësh Tony Nicklinson është i prekur nga një sindrom shumë i rrallë i quajtur sindromi i ‘mbylljes në vetvete’, për shkak të të cilit nuk mund të lëvizë asnjë pjesë të trupit, veç ayve, dhe nuk.

Jeta e tij është një mjerim i vërtetë, ndërsa nga një burrë i fortë, me karrierë të shkëlqyer dhe familje të bukur, u kthye në një invalid të paaftë për asgjë. Gjithçka ndodhi 7 vjet më parë, kur gjatë një udhëtimi pune në Athinë ai pësoi një goditje celebrale që e bëri të paaftë për të lëvizur trupin, ndonëse ai është plotësisht i aftë mendërisht dhe është tërësisht në gjendje të kuptojë situatën në të cilën ndodhet.

Tony Nicklinson në vitin 2005, pak para se të pësonte goditjen celebrale

 

Eutanazia, siç quhet ndryshe “vdekja e asistuar” për arsye mjekësore, ndalohet me ligj në shumë vende të botës, përfshi edhe Britaninë e Madhe.
Prej 2 vjetësh, Nicklinson e kishte çuar çështjen në gjykatë, me shpresën se do t’i jepnin ‘lej’e të vdiste dhe të hiqte dorë me dëshirë nga kjo jetë që i ka sjellë vetëm torturë. Momenti kur ai merr lajmin e keq se nuk mund të kryejë një ‘vdekje të asistuar’, e cila dënohet nga legjislacioni vendas, është shumë prekës, pasi 58-vjeçari, i cili komunikon me gjykatën drejtpërdrejtë me anë të një kompjuter të veçantë që i mundëson të flasë, shpërthen në lot. Pas vendimit ai u shpreh për gjykatën:
“Edhe pse nuk doja të ushqeja shpresa të kota dhe pak a shumë e dija vendimin tuaj, shpresova deri në fund se puna e shumë njerëzve që janë vënë në mbrojtjen time, dhe gjendja e mjerë në të cilën jam duke jetuar për shkak të paaftësisë totale, do të bënte që gjyqtarët ta pranon arsyetimin se nuk dua më të jetoj në këtë gjendje dhe dua të kem një vdekje të denjë. Jam i trishtuar që gjykata e vendit tim po më dënon përjetësisht të jetoj në mjerim dhe në poshtërim të përditshëm”.


17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.