Brazil, të burgosurit që duan ulje dënimi, tani mund të pedalojnë

Vendimi i çuditshëm siguron reduktim të një dite burg kundrejt tri ditëve pedalim, për të përftuar energji për qytetin

Të burgosurit pedalojnë në këmbim të uljes së dënimit. Fakti i çuditshëm është shënuar në një burg të Santa Rita do Sapucai, Brazil, një qytet mes malesh në veri të San Paolo. Ideja ishte e një gjykatësi dhe u pëlqye menjëherë nga drejtori i qendrës për vuajtjen e dënimit, pra burgut, por ishte një ide shumë e mirë edhe për të burgosurit vetë.

Sipas asaj që raporton ‘Euronews’, çdo tri ditë pedalim janë baras me minus një ditë burg për të dënuarin.
Arsyeja se pse është zgjedhur pikërisht pedalimi është po aq e veçantë. Me anë të këtij veprimi do të arrihet të prodhohet energji elektrike, e cila ‘magazinohet’ më pas në bateri që do të përdoren për të ndriçuar rrugën përgjatë lumit të Santa Rita do Sapucai, zonë deri më tani në errësirë totale.

Veç faktit se me anë të këtij veprimi përfitojnë ulje të dënimit, të burgosurit arrijnë të mbajnë një formë shumë të mirë fizike dhe nuk shëndoshen, pohon drejtori i burgut, ndërkohë që edhe të burgosurit janë po ashtu të kënaqur me vendimin, pasi kështu ndihen në një farë mënyre të dobishëm për komunitetin.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.