Zbulon në “Facebook” se i shoqi ishte bigam

Lisa Curran gjeti në rrjetin social foto nga martesa e dytë ilegale e burrit të saj

Martin dhe Lisa Curran, në dasmën e tyre, më 1987

‘Facebook’ duket se po u hap probleme shumë njerëzve. Një grua nga Britania e Madhe është shokuar kur, teksa ishte duke bërë ‘xhiro’ nëpër ‘Facebook’, zbulon e se bashkëshorti i saj 52-vjeçar, me të cilin ndante jetën prej 25 vjetësh, kishte një grua tjetër, dhe jo të dashur, por bashkëshorte të vërtetë, me të cilën ishte lidhur në martesë.

I vënë nën presion nga bashkëshortja e tij e parë, 52-vjeçari u shfajësua duke pretenduar se bëhej fjalë për një ish-të dashurën e tij të shumë kohëve më parë, e cila kishte krijuar një profil të rremë në ‘Facebook’ vetëm për t’i hapur telashe. Por Lisa nuk mund ta linte me kaq, dhe shumë shpejt çështja përfundoi në gjykatë dhe tabloidët britanikë.

Falë një hetuesi privat, zonja në fjalë arriti të zbulonte se bashkëshorti i saj bënte jetë të dyfishtë prej 6 vjetësh, ndërsa ishte martuar me një ceremoni të vërtetë me 32-vjeçaren Andrea Whiteside, e cila ishte gruaja numër dy e tij.
Fotot e dasmës, të zhvilluar në një kishë të vendit, ishin postuar në profilin personal në ‘Facebook’ të gruas së dytë të bashkëshortit të saj.

Bashkëshorti bigam, i denoncuar nga gruaja e tij e parë, rrezikonte deri në 7 vjet burg, por në fakt shpëtoi me dënimin minimal prej 250 orësh punë të detyruar për komunitetin.
16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.