SHBA, dështon prova e avionit hipersonik

Superavioni i projektuar nga ushtria amerikane, i cili mendohet të arrijë deri në 7000 km/h, duke tejkaluar disa herë shpejtësinë e zërit, ka dështuar në provën eksperimentale të organizuar nga aeronautika ushtarake e Shteteve të bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë i ditur nga Air Force e SHBA-ve.

Modeli i avancuar X-51, i cili mendohet të jetë avioni i së ardhmes, për nga teknologjia e lartë me të cilën është projektuar, u vendos në kuotë nga një bombardieri B-52, gjatë eksperimentit për të parë funksionimin e tij, por 16 sekonda pas nisjes, teksa ishte duke arritur kuotën maksimale të shpejtësisë për të cilën u fol, prej 7000 mijë km/h, filloi të shfaqte probleme teknike në një nga dy krahët dhe përfundoi në Oqeanin Paqësor.

16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.