Eurogrupi miraton kredinë për Spanjën

Ndihma 

Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës sot i kanë miratuar kushtet për kredinë për bankat e Spanjës.

Ministrat e 17 vendeve, ku përdoret monedha euro, e arritën pajtueshmërinë gjatë dy orëve të konferencës telefonike.

Ministrat e Financave janë pajtuar për shumën e kredisë prej 100 miliardë eurosh, por sasia e plotë e të hollave të nevojshme për fuqizimin e bankave të Spanjës, me gjasë nuk do të dihet deri në muajin shtator, pas vlerësimit individual të bankave.

Kredia kërkon monitorim të ashpër të bankave që marrin ndihmë.

Sipas kushteve të kredisë, qeveria e Spanjës duhet t’i paraqesë këtë muaj planet për reduktim të deficitit të buxhetit nën 3% të GDP-së deri në vitin 2014.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.