Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Spanja, mes krizës së thellë, shkurtimeve dhe pakënaqësisë popullore

Situata

Për dy vjet do t?i duhet që të ndërmarrë një tjetër reformë drastike taksash dhe uljesh të shpenzimeve

Situata në Spanjë është e rëndë, për shkak të krizës së bankave, e cila reflektohet në të gjithë ekonominë dhe mbi të gjitha në ritmet e ulëta të një ekonomie në recesion dhe në shifrat shumë të larta të papunësisë. Për të dalë nga kjo situatë, të paktën sipas qeveritarëve të saj, Spanjës i duhet edhe një tjetër reformë e ashpër kursimesh. Të paktën dy vitet e ardhshme parashikohen që të jenë edhe më të vështira për popullin e këtij vendi.

Vetëm një ditë më parë, ministrat e Financave të BE-së e zgjatën afatin që i jepet Spanjës për të rikuperuar buxhetin. Një program i fortë ky që paraqet Kryeministri Mariano Rajoy në Parlament: 65 miliardë euro do të kursejë qeveria spanjolle deri në vitin 2015. Me shkurtime në buxhetet publike dhe rritjen e taksave: thelbi i paketës së ashpër të kursimeve është një rritje e TVSH-së, që të përmbushen kërkesat e BE-së dhe që Spanja të kthehet në një kurs të qëndrueshëm: "TVSH-ja rritet nga 18 në 21 për qind, norma e reduktuar e taksave do të rritet në 10 për qind dhe norma edhe më e reduktuar mbetet në 4 për qind", tha Rajoy. Në këtë mënyrë i vetmi që nuk ngrihet është tatimi mbi ushqimet bazë. Por ky nuk është fundi i tmerrit, zyrtarët dhe punonjësit e administratës publike duhet të heqin dorë këtë vit nga shpërblimi për Krishtlindjet, po ashtu atyre do t'u shkurtohen ditët e pushimeve, pagesat për partitë politike dhe sindikatat do të ulen në përgjithësi me 20 për qind. Me programin e ri të ashpër të kursimeve, qeveria spanjolle reagon ndaj kushteve që BE-ja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së i eurogrupit kishin formuluar të martën, si kusht që në korrik të paguhet transha e parë prej 30 miliardë eurosh për të shpëtuar bankat e sëmura spanjolle. Tërë javën pritej që qeveria do ta rriste TVSH-në për të vjelë më shumë para për arkat e shtetit. Për opozitën kjo ishte si një dhuratë nga perëndia. Udhëheqësi i opozitës, socialisti Alfredo Perez Rubalcaba, e kritikoi ashpër qeverinë: "Ne po tkurremi, siç thatë dhe ju vetë, qindra e mijëra vetë kanë humbur tashmë punën, primi i rrezikut për obligacionet 10-vjeçare të qeverisë spanjolle është 200 pikë bazë më i lartë se në fillim të mandatit tuaj dhe në tregun e aksioneve gjatë kësaj periudhe pati humbje në vlerë me 20%, çdo gjë është bërë më e keqe gjashtë muajt e fundit, të gjitha për shkak të politikës suaj ekonomike dhe gabimeve tuaja." Por jo vetëm në Parlament po zihen. Të mërkurën në mëngjes, dy minatorë të shoqëruar nga mijëra demonstrues arritën pas një marshimi gati tri javësh më këmbë në të gjithë vendin në Puerta del Sol, në Madrid. Me të ashtuquajturin marshimin e zi, ata protestojnë kundër uljes së subvencioneve për qymyrin, që planifikon qeveria spanjolle, gjë që për shumë miniera në vend do të thotë se do të mbyllen. Spanja ka përpara një verë politike e sociale të nxehtë dhe se si do të jetë e ardhmja pa asnjë shpresë rritjeje ekonomike këtë për momentin nuk e di askush.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore