Tension në Veri, dhjetëra serbë tentojnë të kalojnë kufirin, plagosen disa policë kosovarë

Dhjetëra policë kosovarë rezultojnë të jenë plagosur gjatë një konflikti me banorë serbë që kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të dhunshme nga pika kufitare në Merdare për të hyrë në territorin e Kosovës. Sipas agjencisë kosovare të lajmeve, ‘Kosovapress’, turma e serbëve ka qenë e dhunshme dhe janë konfliktuar me policët kosovarë, duke qëlluar ndaj tyre me armë zjarri dhe me mjete të forta.

Serbët, të cilët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në pikën kufitare të Merdares, kanë paralajmëruar se do ta kalojnë sërish, edhe në mënyrë të dhunshme kufirin e Kosovës, për të shënuar festën e tyre fetare, Vidovdan, por policia është e vendosur që të mos lejojë hyrjen e tyre.
Ndërkohë, Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë kosovare.
Nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve nga ana e policisë kosovare, por burime të mediave kosovare flasin për rreth 20 të plagosur nga radhët e policëve, ndërkohë që media serbe nga ana e vet ka raportuar po ashtu për të plagosur në radhët e shtetasve serbë.
28 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.