PS: Halimi nuk mund ta gjykojë Ina Ramën, e akuzoi për puç

Opozita kundërshton raportin e ministrit

Paraqitja e akuzave të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, ndaj Kryeprokurores Ina Rama shkakton debate mes demokratëve dhe socialistëve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Për më shumë se dy orë, palët janë përplasur dje për raportin e Ministrisë së Drejtësisë, në të cilin bëhej vlerësimi i punës së Prokurorisë së Përgjithshme. “Ju, në pozicionin e ministrit të Drejtësisë, keni ardhur pasi keni qenë kryetar i komisionit hetimor dhe që e keni akuzuar Prokuroren e Përgjithshme për pjesëmarrje në grup shteti. Ju jeni përfaqësues simbolik i luftës politike që i bëhet Prokurores së Përgjithshme, po nuk është ajo mënyra juaj edhe dokumentare dhe procedurale e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, është zero”, tha Pandeli Majko, deputet i PS-së. Kundërargumenti erdhi nga kryekomisioneri Ilir Rusmali, sipas të cilit, faktet e sjella nga Ministria e Drejtësisë janë kambana alarmi. “Prokurorja e Përgjithshme deshi të na sensibilizonte për t’i rënë kambanave të alarmit për situatën në drejtësi, sot ne kemi motiv shumë të fortë të mbështetur në fakte të pakundërshtueshme, për t’i rënë kambanave të alarmit për situatën në Prokurori. Kritika është bashkëpunim dhe nuk është ortakëria bashkëpunim. Ca e duan korporatë me sa duket”, u shpreh demokrati Rusmali. Ministri Halimi theksoi se “nën përgjegjësinë e madhe prokuroria duhej të ndezte llambat e alarmit dhe të analizonte shkeljet me seriozitet dhe jo mendjelehtësi, është shumë e rëndësishme kjo. Dhe jo të dilte dhe të thoshte që nuk jam dakord që të më kontrollojë ministria, e ka fajin gjykata, e ka fajin ministria, e ka fajin Kontrolli i Lartë i Shtetit që më sjell kallëzime, e ka fajin ILDKP që më sjell kallëzime, e ka fajin gjykata që nuk më pranon mua ankimet”. Socialisti Saimir Tahiri u shpreh se “ju personalisht zoti ministër keni qenë një kontributor aktiv madje në cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”. B.Hoti

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.