Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri, vetëm me votat e mazhorancës

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet në kabinetin qeveritar vetëm me votat e mazhorancës. Ndryshimet më të fundit në qeverinë Berisha erdhën pas propozimeve të bëra nga kreu i LSI-së, Ilir Meta i cili kërkoi zëvendësime në ministritë drejtuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në këtë mënyrë, gjatë seancës së sotme, me nga 71 vota për secilin, Kuvendi miratoi emërimin e Flamur Nokës në postin e ministrit të Brendshëm, Edmond Haxhinasto, zv/kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Vangjel Tavo në postin e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa Edmond Panariti në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, Kuvendi rizgjodhi sot Nasip Naçon në postin e nënkryetarit të parlamentit, post të cilin e mbante para se të emërohej në krye të Ministrisë së Ekonomisë.
28 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.