Fier, vritet me armë zjarri 46-vjeçari, autori: M’u duk si dhelpër ndaj qëllova

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën Cakran të rrethit të Fierit. Sipas policisë, mësohet se shtetasi Gramoz Memaj, 46 vjeç është qëlluar me breshëri plumbash në afërsi të shtëpisë së tij, teksa ishte duke dalë nga banesa.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, teksa 46-vjeçari Memaj mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi  Besim Fejzaj, 50 vjeç. Ky i fundit ka pranuar në polici vrasjen e Memajt në fshati Cakran dhe ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi duke qenë se ishte ende errësirë, viktima i është dukur 50-vjeçarit si dhelpër ndaj ka shkrepur armën në drejtim të tij.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit nga të afërmit e tij, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga arma e zjarrit, që i kanë marrë jetën.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Besim Fejzaj, i cili ka pranuar ndërkaq autorësinë e ngjarjes së rëndë, shkaqet e së cilës deri më tani rezultojnë  aksidentale. Megjithatë, do të jenë hetimet e mëtejshme që do të hedhin dritë plotësisht mbi ngjarjen.

28 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.