Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Berisha në Bruksel, në Samitin e Partisë Popullore Europiane

Kryeministri Berisha është nisur ditën e sotme për në Bruksel (Belgjikë), ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE).

Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partisë Popullore Europiane do të mblidhen në një Samit të zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe në axhendë të tij është përgatitja për mbledhjen e radhës të Këshillit Europian.

Mikpritësi i Samitit është Presidenti i PPE-së, Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker dhe personalitete të tjera të rajonit dhe botës. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.

28 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore