“Thërrmohet” qeveria e re greke, largohet një tjetër anëtar

Problemet 

Zëvendësministri për Tregtinë Detare dha dje dorëheqjen duke pasuar ministrin e Financave

Zëvendësministri për Tregtinë Detare i Greqisë, Xhorxhe Vernicos, dha dje dorëheqjen, duke u bërë anëtari i dytë i kabinetit qeveritar grek që largohet nga posti i tij brenda dy ditëve të fundit. Dorëheqja është pranuar nga Kryeministri. Vernicos nuk dha arsye për dorëheqjen, por partia kryesore opozitare, Syriza, e kishte akuzuar atë për mbajtjen e një kompanie detare, gjë që thuhet se përbën konflikt interesi. Të hënën, për shkak të problemeve shëndetësore, dha dorëheqjen edhe ministri i Financave të Greqisë, Vassilis Rapanos. Ndërkaq në vend të tij ka qenë profesori i ekonomisë, Yannis Stournaras. I mbiquajtur “Zoti Euro”, Stournaras ishte pjesë e skuadrës së financierëve që negocioi përfshirjen e vendit në monedhën e përbashkët në vitin 2001. “Kryeministri Antonis Samaras vendosi që të shpallë profesorin e ekonomisë në Universitetin e Athinës, Yannis Stournaras, si ministër i ri i Financave”, shkruhej në një deklaratë zyrtare të qeverisë. Ministri i ri do të përfaqësojë Greqinë në samitin e datës 28-29 qershor. Ndërkaq, Kryeministri grek, Antonis Samaras, është duke marrë veten nga një ndërhyrje kirurgjike në sy dhe për këtë shkak nuk mund të jetë prezent në samitin e liderëve europianë që do të zhvillohet këtë fundjavë në Bruksel.

Largimi

Vernicos nuk dha arsye për dorëheqjen, por partia kryesore opozitare, Syriza, e kishte akuzuar për mbajtjen e një kompanie detare, gjë që thuhet se përbën konflikt interesi

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.