Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Moody's” ul vlerësimin për 28 banka spanjolle

Spanjë 

Notat e besueshmërisë u ulën me 1 deri në 4 shkallë, bëri të ditur agjencia

Vendimi  Agjencia e arsyetoi vendimin me rritjen e pritshme të humbjeve nga kriza e pasurive të patundshme, si dhe me rënien e kredibilitetit të Spanjës

Ndihma - Nga Banka Qendrore u tha se ka një nevojë prej rreth 60 miliardë eurosh. Vendet e Eurozonës i kanë premtuar Spanjës mbështetje deri në 100 miliardë euro

Vetëm pak ditë pasi Spanja kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për rikapitalizimin e bankave të saj, agjencia e vlerësimit "Moody's" uli kredibilitetin për 28 banka spanjolle. Sipas bankave, notat e kredibilitetit u ulën me 1 deri në 4 shkallë, bëri të ditur "Moody's" në Nju Jork. Agjencia e arsyetoi vendimin me rritjen e pritshme të humbjeve nga kriza e pasurive të patundshme si dhe me rënien e kredibilitetit të Spanjës. Vetëm dy ditë më parë, ky vend kërkoi zyrtarisht ndihma financiare nga Eurozona për sektorin bankar në vështirësi, por ai nuk ka dhënë ende një shumë të saktë. Nga Banka Qendrore u tha se ka një nevojë prej rreth 60 miliardë eurosh. Vendet e Eurozonës i kanë premtuar Spanjës mbështetje deri në 100 miliardë euro. Edhe Qiproja kërkoi ndërkohë ndihma zyrtare nga fondet e shpëtimit ESM. Në këtë mënyrë synohet të zbuten efektet e krizës në Greqi mbi bankat në Republikën e Qipros. Me Qipron dhe Spanjën, numri i shteteve të euros që kërkojnë ndihma nga BE-ja rritet në gjithsej pesë. Nga ana tjetër, qeveria portugeze i bëri ballë një vote mosbesimi të opozitës, për shkak të kursit të kursimeve. Deputetët refuzuan me shumicë të madhe një mocion të Partisë Komuniste. Kryeministri Passos Coelho theksoi në përfundim se vendi i tij do t'i respektojë synimet buxhetore të përcaktuara me kredidhënësit ndërkombëtarë. Ndërkaq SHBA-ja i ka bërë thirrje kryetarit të ri të qeverisë greke Samaras, të bashkëpunojë intensivisht me kredidhënësit ndërkombëtarë, në zbatimin e reformave. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama apeloi në një telefonatë te Samarasi, që të bashkërendohet ngushtë me Bashkimin Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane. Samaras e ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin e BE-së këtë javë, për shkak të sëmundjes. Në konferencë nuk do të trajtohen ende dëshirat greke për ndryshime në lidhje me programin e kursimeve, pasi fillimisht do të pritet një raport i trojkës së përbërë nga BE-ja, ECB-ja dhe FMN-ja mbi gjendjen financiare të vendit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore