BE, sanksione të tjera kundër Sirisë

Masat 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ashpërsojnë masat kundër regjimit të Al Assadit

Bashar Al Assad

Situata në Siri mbetet e njëjtë prej më shumë se një viti, pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund dhunës dhe protestave kundër regjimit të Bashar Al Assad. Numri i të vdekurve i ka kaluar 10 mijë, ndërsa çdo ditë raportohen viktima nga forcat besnike të Presidentit sirian. Përballë dhunës së pandërprerë në Siri, e cila vazhdon prej më shumë se 15 muajsh, BE do të ashpërsojë sanksionet e saj kundër qeverisë së Bashar Al-Assadit. Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën që në listën e sanksioneve të përfshihen edhe një person privat dhe gjashtë persona juridikë, mes të cilëve edhe disa ministra. Është parashikuar edhe një embargo e re mbi armët. Një numër prej 129 individësh dhe 49 entitete siriane janë subjekt i sanksioneve të vendosura nga BE-ja. Atyre do t’u bllokohen llogaritë në Europë dhe nuk do të kenë më mundësi të hyjnë në territorin europian. Më parë kishte njoftuar sanksione të reja tregtare edhe Australia. Ato prekin naftën, shërbimet financiare, telekomunikacionin dhe metalet e çmuara. Sanksionet e reja plotësojnë ato ekzistuese për embargon e armëve dhe sanksionet financiare dhe për udhëtimet, bëri të ditur ministri i Jashtëm australian, Bob Carr. Synimi është të shtohet trysnia ndaj qeverisë siriane për të vënë në zbatim planin e paqes të Kofi Ananit. Tani edhe NATO po merret zyrtarisht me Sirinë. Vendi anëtar i Aleancës, Turqia, bazuar në nenin IV të marrëveshjes së Atlantikut Verior, ka kërkuar këshillim nga NATO pas goditjes së një avioni të saj ushtarak nga ushtria siriane. Turqia sheh “të rrezikuar pacenueshmërinë e saj territoriale, pavarësinë politike ose sigurinë”, siç thuhet në nenin IV. Për këtë arsye, sot, Këshilli i Atlantikut Verior i Aleancës mblidhet në një takim të posaçëm në Bruksel. Vëzhguesit nuk presin megjithatë që të zbatohen dispozitat e nenit IV, sipas të cilit një sulm ndaj një vendi të NATO-s konsiderohet sulm ndaj gjithë anëtarëve të Aleancës. Siria ka deklaruar se goditja e avionit turk është bërë gabimisht, por nuk ka kërkuar falje, pasi avioni kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore. Nga ana tjetër, Ankaraja flet për goditje të avionit në hapësirën ajrore ndërkombëtare, jashtë asaj siriane. Ministri i Jashtëm turk kërkoi mbledhjen urgjente të NATO-s dhe i bëri thirrje Sirisë që të mos e provokojë ushtarakisht Turqinë, pasi pasojat mund të jenë shumë të mëdha.

Vendimi – Përballë dhunës së pandërprerë në Siri, e cila vazhdon prej më shumë se 15 muajsh, BE do të ashpërsojë sanksionet e saj kundër qeverisë së Bashar Al-Assadit

 

Sanksionet – Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën që në listën e sanksioneve të përfshihen edhe një person privat dhe gjashtë persona juridikë, mes të cilëve edhe disa ministra

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.