Arrestohet “arkitekti” i sulmeve terroriste të Mumbait

Indi

Policia indiane ka arrestuar një burrë që dyshohet se është një prej “organizatorëve” të atentateve terroriste të Mumbait në vitin 2008, ku humbën jetën 166 persona dhe 300 mbetën të plagosur. Abu Hamza, i njohur edhe si Sayed Zabiuddin, është një qytetar me nënshtetësi indiane dhe mendohet se është pjesë e grupit ekstremist pakistanez Lashkar-e-Taiba. Sipas policisë, Hamza mendohet se ka trajnuar dhe u ka dërguar udhëzime telefonike 10 atentatorëve islamikë, që sulmuan dy hotele luksoze, një restorant dhe një stacion treni në qytetin indian. Të gjitha sulmet u kryen brenda një harku kohor prej 60 orësh.

I vetmi i mbijetuar mes atentatorëve, Mohammad Ajmal Amir, në maj të vitit 2010, u akuzua për sulme terroriste dhe u dënua me vdekje. Pakistani, i akuzuar nga India se ishte baza organizative e atentateve, e pranoi se sulmi ishte planifikuar pjesërisht në territorin e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.