Incidenti, Turqia kërkon mbledhje urgjente të NATO-s

Konflikti 

Rritet tensioni mes Ankarasë dhe Damaskut pas rrëzimit të një avioni turk nga antiajrorët sirianë

Është rritur shumë tensioni mes Ankarasë dhe Damaskut pas goditjes nga ana e Sirisë të një avioni luftarak turk

F-16 që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Turqia i ka dërguar një notë proteste Sirisë, ndërsa ka kërkuar mbledhjen urgjente të vendeve të NATO-s në lidhje me këtë çështje. Në fakt zhvillimet mbi këtë ngjarje do të jenë edhe në qendër të takimit që do të mbahet në Luksemburg nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa të martën pritet të zhvillohet takimi i NATO-s në Bruksel.

Sipas zëdhënëses Oana Lungescu, Turqia “ka kërkuar konsultime në bazë të nenit 4 të Traktatit të Uashingtonit, në bazë të të cilit secili prej aleatëve mund të kërkojë konsultime kur ekziston dyshimi se integriteti i tij territorial, pavarësia politike, dhe siguria kërcënohen”. E ndërsa “tavolinat” diplomatike dhe ushtarake kanë nisur nxehjen, janë gjetur pjesët e avionit

F-4 në ujërat territoriale siriane në një thellësi prej 1300 metrash, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dy pilotët e humbur, për të cilët nuk ka asnjë lajm.

Ankaraja e paralajmëroi qeverinë e Damaskut që të mos e sfidojë ushtarakisht Turqinë, sepse përndryshe pasojat do të jenë shumë të rënda. “E dimë se në cilën zonë të ujërave siriane është gjetur avioni ynë”, shkruhet në një komunikatë të qeverisë siriane.

Avioni turk i rrëzuar të shtunën u qëllua jashtë hapësirës territoriale të Sirisë, tha ministri i Jashtëm turk, Ahmed Davotuglu. Por ai pranoi se gjuajtësi “F-16”, i cili udhëtonte i paarmatosur, hyri shkurtimisht në Siri gjatë rrugëtimit të tij, pas nisjes nga një bazë në jugun e Turqisë. Pavarësisht deklaratës, Damasku vazhdon të mbetet te qëndrimi zyrtar, se “avioni u rrëzua në përputhje me ligjet ndërkombëtare, brenda hapësirës territoriale të Sirisë, e cila u shkel pa asnjë autorizim”. Deklarata e Davutoglu erdhi pasi funksionarët më të lartë turq u takuan të dielën në një mbledhje të nivelit të lartë. Ndërsa kërkimet në det për gjetjen e pilotëve të një avioni të rrëzuar nga antiajrorët sirianë vazhdojnë,

Davutoglu konfirmoi gjithashtu se ka pasur biseda telefonike edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, kryediplomaten europiane Catherine Ashton dhe ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Iranit në lidhje me incidentin.

 

Sulmi – Është rritur shumë tensioni mes Ankarasë dhe Damaskut pas goditjes nga ana e Sirisë të një avioni luftarak turk F-16 që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare

Kërcënimi – Ankaraja paralajmëroi qeverinë e Damaskut që të mos e sfidojë ushtarakisht Turqinë, sepse përndryshe pasojat do të jenë shumë të rënda

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.