Hagë, sot dhe nesër, seancat përmbyllëse të gjyqit të Ramush Haradinajt

Sot dhe nesër, më datë 25 dhe 26 qershor, pritet të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish- bashkëluftëtarëve të tij në Tribunalin e Hagës, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të muajit gusht ose gjatë muajit shtator, ndërsa Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u lirua përkohësisht rreth një muaj më parë, pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në pritje të një vendimi final lidhur me çështjen e tij.

Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta, që nënkupton lëvizje të kufizuar dhe që të mos kishte asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike.

25 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.