Greqi, Rapanos dorëhiqet nga financat greke

Vasilis Rapanos i ka bërë të ditur kryeministrit Samaras se gjendja shëndetësore nuk e lejon të marrë detyrën

Vasilis Rapanos, nuk do të jetë Ministër i Financave. Me anë të një letre, ai i ka sqaruar kryeministrit Antonis Samaras se nuk mund të pranojë detyrën e kreut të financave, duke përmendur si shkak arsyet shëndetësore.

“Situata e fundit që më detyroi të futem në spital, tregon se problemi i shëndetit nuk është kapërcyer plotësisht. Pas diskutimeve që kisha me mjekët, konstatova se gjendja e shëndetit tim për momentin, nuk është ajo që do të më lejonte të ushtroja plotësisht detyrat e mia. Për këtë arsye, me keqardhje, unë nuk mund të pranoj propozimin tuaj”, thuhet në letrën e z. Rapanos, i cili u dërgua në spital të premten pasdite, pas një temperature të lartë, dhimbje të forta në bark, marramendje, etj.

Posti i “kryefinancierit” shihet si kyç në qeverinë e sapoformuar greke, që përballet që në javën e saj të parë me probleme të shumta.

25 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.