Valérie buzëqesh, Segolene jashtë Parlamentit

Prémiere dame kishte bërë tifo për kandidatin kundërshtar të ish-bashkëshortes së Hollande. Royal:”Më tradhtuan”

Me siguri që Valérie Trierweiler, Premiere Dame e Francës, ka buzëqeshur kur ka parë në televizor se Segolene Royal, ish-bashkëshortja e Hollande, ka humbur në zgjedhjet legjislative që u zhvilluan fundjavën e kaluar në Francë.. “Rivalja” e saj ka humbur shumë keq në zgjedhjet legjislative, aq sa nuk ka mundur të futet në parlament.

Karizmatikja Royal, që deri para pak vitesh pretendonte të zgjidhej në krye të Elize, nuk ka mundur të ketë një vend në Parlamentin francez. Në vend të saj do të ulet disidenti socialist Olivier Falorni. “Dush i ftohtë” për Royal, që teorikisht mbështetej nga partia socialiste, përfshi edhe shefin e Elize.Royal ka pranuar disfatën, por nuk ka ngurruar të denoncojë se i është bërë “tradhti politike”.

Ajo nuk ka ngurruar të shkruajë edhe për gazetaren e “Paris Match” që ka arritur të fitojë burrin më të fortë të Francës. Javën e kaluar, prémiere dame e re ishte tallur në Twëitter dhe ishte shprehur në favor të kundërshtarit politik të Segolene. “Kurajo atij që nuk ka humbur kurrë, që lufton përkrah banorëve të La Rochelle, prej vitesh me një impenjim pa interes”: postimi i Trierweiler solli jo pak gjullurdi në të majtën franceze.



Valérie kishte kundërshtuar publikisht partinë socialiste, bashkëjetuesin e saj tashmë President të Republikës, por ajo arriti ta “kalojë pa u lagur” kur deklaroi se faqja e saj ishte sulmuar nga piratët elektronikë.

18 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.