Majmuni kauboj dhe qeni i tij

Ata janë një dyshe më të vërtetë e pandarë, majmuni kauboj Whiplash dhe qeni i tij Bud. Për më tepër, gjëja që u pëlqen më shumë të dyve është të luajnë me lojën e kaubojve dhe të shpërndajnë turmat e deleve, siç ka ndodhur edhe në rodeon e zhvilluar në Nevada, ku kanë kënaqur publikun e shumtë me spektaklin e tyre të jashtëzkonshëm. Majmuni Whiplash është një nga kaubojt më të preferuar të turmave që vijnë për ta ndjekur.



Sipas pronarit të tij, Tommy Lucia, Whiplash është një kalorës shumë i zoti, ai e mban ‘kalin’ e tij në frerë dhe di gjithmonë se si dhe ku ta drejtojë. Lucia i përgënjeshtron pretendimet e aktivistëve në mbrojtje të kafshëve që thonë se Whiplash do të jetë më mirë nëse do të lihet i lirë të jetojë në pyjet e Europës Qendrore apo Amerikën e Jugut, që janë habitatet e tij amtare.

“Unë  e shpëtova atë nga një kafaz i qelbur në Florida, kur ai ishte vetëm një këlysh i vogël dhe mund t’ju siguroj plotësisht se ai do ta ma bënte të ditur nëse nuk do t’i pëlqente më kjo lloj jete që po bën me mua”, – deklaroi i zoti i majmunit Whiplash .
18 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.