Këshilla, fruta dhe perime për të përballuar vapën

Ekspertët sugjerojnë ushqimet e pasura me vitaminë A, e cila ndihmon për të pasur dhe një ngjyrë të bukur lëkure

 Karotat, rrepat dhe kajsitë, janë “sekreti” për të pasur një ngjyrë të bukur të lëkurës, pasi ndihmojnë të përthithen rrezet e diellit dhe të mbrojnë organizmin nga temperaturat e larta.

Ekspertët këshillojnë që këto ditë të nxehta vere të konsumoni sa më shumë karota, sallatë, rrepa, lakër, speca, domate, kajsi, luleshtrydhe dhe qershi, sepse ndihmojnë organizmin nga goditjet e diellit, por edhe lëkurën për t’u përgatitur për sezonin e plazhit.

Këto fruta dhe perime janë të pasura me vitaminën A, që ndihmon në prodhimin e pigmentit të melaminës në epidermë. Në krye të listës së ushqimeve të preferuara të stinës duhet të jenë karotat, të cilat përmbajnë 1200 mikrogramë vitaminë A. Më pas duhet të vijnë rrepat, që përmbajnë rreth 600 mikrogramë vitaminë A, të ndjekura nga rrepat, kajsitë, sallata, pjepri i verdhë dhe selinoja, specat, domatet, pjeshkat, kastraveci, luleshtrydhe dhe qershitë.



18 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. fiku says

    MOS HARRONI NJE GJE FARE TE VOGEL,,,PARET

Comments are closed.