Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Qeveria merr 35 milionë euro borxh nga Banka Europiane

Investim për bypass-in e Fierit. Berisha, me sy nga gazsjellësi

Ministria e Financave nënshkroi dje marrëveshjen e radhës për marrjen e një huaje, me vlerë 35 milionë euro, po për ndërtim rrugë, siç ai i bypass-it të Fierit. Sipas ministrisë, objektivi i ndërtimit të bypass-it të Fierit është rritja e shpejtësisë në lëvizje, çlirimi i trafikut, sidomos gjatë sezonit turistik, rritja e komoditetit dhe sigurisë në rrugë e lëvizje. Projekti i referohet ndërtimit të një bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km, dhe është parashikuar të zbatohet për një periudhë trevjeçare.

Kosto totale e parashikuar për realizimin e këtij projekti është rreth 81.2 milionë euro. Ai realizohet si bashkëfinancim i Bankës Europiane të Investimeve dhe BERZH-it me nga një kredi secila prej 35 milionë eurosh, Kooperacionit Italian me një grant prej 1.8 milionë eurosh dhe qeverisë shqiptare me një kontribut prej 9.4 milionë eurosh.

Sa i takon kredisë së BEI-it, afati i shlyerjes do të jetë 20 vjet me interes të butë, të cilat të shlyhen pas 7 vitesh nga nënshkrimi i kontratës, kurse projekti do të zbatohet nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sakaq, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Ministrinë e Financave priti dje, një delegacion nga Banka Europiane e Investimeve të kryesuar nga zv/presidenti Dario Skanapieco. Gjatë takimit, kreu i qeverisë e garantoi delegacionin e BEI-t se përkushtimi i qeverisë do të jetë i madh, për të vazhduar bashkëpunimin me projekte në infrastrukturë, sidomos në sistemin hekurudhor, duke përmendur jo vetëm hekurudhën Durrës-Tiranë, Tiranë?Vlorë, por edhe vazhdimin Shqipëri-Maqedoni, Maqedoni-Bullgari dhe Shqipëri-Mali i Zi.

Kryeministri gjithashtu tërhoqi vëmendjen për investime edhe në projektin e gazsjellësit TAP. Delegacioni i BEI-t ishte në Shqipëri për të nënshkruar kontratën për financimin e bypass-it të Fierit, si një hallkë e rëndësishme e projekteve të infrastrukturës të ndërmarra në 7 vitet e fundit. Duke shprehur kënaqësinë në këtë bashkëpunim të suksesshëm me Shqipërinë ata informuan se do të vazhdojnë me marrëveshje të tjera po në infrastrukturë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore