Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Raporti, qeveria shqiptare merr borxh për pagat dhe pensionet

Treguesit

Pas monitorimit, "Mjaft!" zbardh lëvizjet e buxhetit për vitin 2011

Më shumë si ndërhyrje politike, se sa nga paaftësia për të parashikuar, buxheti i shtetit për vitin 2011 ndryshoi tre herë, me korrigjime, duke iu përafruar realitetit ekonomik, por sërish në fund të vitit rezultoi me bilanc negativ.

Sikurse bën publike në raportin e fundit të monitorimit, lëvizja "Mjaft!" nxjerr në pah punën e dobët të ministrive për të menaxhuar si duhet paratë e taksapaguesve shqiptarë. Një nga hartuesit e raportit, Gjergj Erebara, konstaton disa gjetje sa i takon ecurisë së të ardhurave dhe shpenzimeve, ku bie në sy mungesa e fondeve nga burimet e shtetit për paguar rrogat e punonjësve dhe të pensionistëve.

Edhe gjatë vitit 2011, ashtu si në 2009 dhe 2010, qeveria planifikoi dhe ekzekutoi rritjen e pagave të administratës publike, gjë që u detyrua ta mbulojë pjesërisht me rritje të borxhit publik, pasi norma e rritjes së të ardhurave të buxhetit nuk e justifikonte këtë rritje. Shpenzimet për personelin u rritën me 2.6 për qind, ndërkohë që të ardhurat totale të buxhetit u rritën me vetëm 1.1 për qind.

Përfundimisht, mund të thuhet se për periudhën 2008-2011, të ardhurat e buxhetit të shtetit janë rritur mesatarisht me 4.2 për qind, ndërsa paga mesatare në sektorin publik është rritur me 8.2 për qind.

Siç dallohet edhe nga grafiku, rritja e pagave gjatë dekadës së fundit nuk ka ndjekur ecurinë e rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kjo është veçanërisht domethënëse për vitet 2009 dhe 2011, pra vitet e zgjedhjeve. Qeverisë i sugjerohet vendosja e një rregulli të përgjithshëm në politikën e rritjes së pagave në raport me rritjen e të ardhurave buxhetore. E logjikshme është që ritmi i rritjes së pagave të sektorit publik të jetë më i ulët se sa ritmi i rritjes së të ardhurave, ku raporti është i diskutueshëm. Një politikë e kujdesshme pro uljes së deficitit buxhetor dhe stokut të borxhit publik, rrjedhimisht, rritjes së suficitit primar të buxhetit, mund të jetë rritja e pagave sa 50 për qind e rritjes së të ardhurave ndërsa një politikë prokonsum mund të jetë rritja e pagave me të njëjtin ritëm me rritjen e të ardhurave. Duke pasur parasysh nevojën për të ulur borxhin publik, e logjikshme është rritja e pagave me gjysmën e ritmit të rritjes së të ardhurave.

"Monitorimi Publik i Ministrive 2011", është raporti i tretë, i publikuar si rezultat i një pune intensive kërkimore prej skuadrës "Unë Votoj", nismë kjo që daton në muajin janar të vitit 2008.

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore