Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Buxhuku: Kontrata me bankat, titull ekzekutiv

Duke marrë shkak nga të dhënat shqetësuese për tejkalimin e pragut 20% të masës së "kredive të këqija" kundrejt portofolit të përgjithshëm të raportuara në 5 mujorin e parë të 2012-s, Konfindustria mbështet parimisht propozimin e Bankës së Shqipërisë për institucionet vendimmarrëse politike, që këto të fundit të kryejnë ndryshimet e nevojshme ligjore për kthimin në "titull ekzekutiv" të kontratës së kredimarrjes, sa i përket kolateralit.

Sipas Gjergj Buxhukut, administrator i përgjithshëm i Konfindustrisë, praktikat e derisotme kanë treguar, se sistemi gjyqësor në mjaft raste ka vonuar deri në bllokim të plotë ekzekutimin e kolateraleve të kredive, çka është me pasoja të rënda për qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe sidomos prishjen e rregullave të konkurrencës së ndershme ndërmjet operatorëve në treg.

Konfindustria dhe përfaqësuesi i saj, Buxhuku vlerëson më tej se, "rritja e masës" "kredive të këqija" në nivelin 20,4% kundrejt portofolit të përgjithshëm me vlerë absolute, që tejkalon vlerën e 1 miliard $, e bën veçanërisht të nevojshme dhënien e lirisë së veprimit bankave të nivelit të dytë të ekzekutojnë me shpejtësi kolateralin përkatës.

Duke u nisur nga kjo, Konfindustria fton institucionet e ekzekutivit dhe vendimmarrjen politike të përshpejtojë në përmirësimet e duhura në legjislacionin në fuqi për kthimin në "titull ekzekutiv" të kolateralit të kredive me qëllim bërjen të mundur të riqarkullimit me efektivitet të aseteve dhe kapitaleve financiare, të bllokuara deri më tash në biznese të falimentuara dhe tregje të ngopura, në përfitim të ekonomisë kombëtare dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë në afat të gjatë", - shprehet administratori Buxhuku.

10 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore