Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Spanja pritet të kërkojë sot ndihmë financiare

Kriza

Sipas burimeve të “Reuters”, vendi do të pranojë paketën e BE-së

Ndryshe sa ka pohuar dy ditë më parë, ministri i Financave të Spanjës, sot, sipas burimeve të “Reuters”, Spanja pritet që të kërkojë ndihmë financiare nga Eurozona për të rikapitalizuar bankat e saj. Kësisoj Spanja do të jetë vendi i katërt që do të përfitojë një paketë të ndihmës financiare, por me kushte shumë të rënda për popullsinë.

Veç Spanjës, vendet e tjera janë Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Në këmbim të paketës financiare, këto vende kanë bërë shkurtime shumë të mëdha të shpenzimeve dhe kanë rritur taksat e ulur rrogat e pensionet për të përmbushur detyrimet në këmbim të paketës. Sot në mëngjes, disa zëvendësministra të Financave të vendeve të Eurozonës do të mbajnë një konferencë për të diskutuar në lidhje me problemin e Spanjës dhe kërkesën e saj për ndihmë ekonomike, edhe pse ende nuk është caktuar ndonjë lloj ndihme apo asistence në këtë drejtim. Më pas, Eurogrupi, që përbëhet nga 17 vende, përmes ministrave të Financave përkatës do të mbajë një takim të veçuar për të diskutuar në lidhje me aprovimin e kërkesës. Sipas burimeve pritet që njoftimi i Spanjës për kërkesën e ndihmës financiare të bëhet sot, në orët e pasdites. Kjo lëvizje dramatike vjen pas zhvleftësimit të agjencisë “Fitch” të bankave spanjolle, çka e bëri sërish të pabesueshëm sistemin bankar në Spanjë dhe ndryshoi shumë edhe qëndrimin e tregjeve financiare ndaj këtij vendi.

Sipas një zyrtari të lartë gjerman, Spanja duket se e rivlerësoi qëndrimin e saj dhe tani ka vendosur që t’i drejtohet si edhe tre shtete të tjera të Eurozonës paketës së ndihmës financiare. Kriza spanjolle e bankave vjen në sektorin e kredive dhe prej kohësh ka qenë evidente, edhe pse autoritetet në mënyrë të vazhdueshme janë përpjekur që ta anashkalojnë problemin dhe ta quajnë më pak të rëndësishëm nga sa është në të vërtetë. Ndërkohë në Berlin Merkel deklaroi se nuk do të bënte presion ndaj asnjë vendi për të pranuar apo jo paketën e ndihmës financiare, por ndërkohë që zyrtarisht nuk ka asnjë lajm, burime të brendshme dhe të sigurta pranë BE-së bëjnë të ditur se Spanja e ka bërë kërkesën tashmë dhe vendet e BE-së kanë pranuar që ta ndihmojnë në këtë rast. Ndërkaq, të martën, ministri i Financave të Spanjës deklaroi se vendi i tij, edhe pse situata ishte e vështirë, nuk kishte ndërmend që të kërkonte një ndihmë financiare. Kjo, sipas tij, të paktën deri në përfundim të audititimit të bankave që parashikohet për në fund të muajit. Por duket se ditët e fundit situata është përkeqësuar dhe qeveria, e cila i druhet shumë një reagimi popullor ndaj këtij lajmi, ka vendosur që të kërkojë ndihmë për të rikapitalizuar sektorin bankar.

Spanja është vendi i katërt në Eurozonë që nëse do ta kërkojë zyrtarisht ndihmën, do të pranojë financimin e BE-së. Bëhet fjalë për një paketë që mund të kapë shifrën e 100 miliardë eurove dhe që mbi të gjitha, di të kërkojë sërish sakrifica të mëdha financiare nga populli i Spanjës. Por ky vend vështirë se do ta përballojë një kusht të tillë, duke qenë se tashmë ekonomia e tij është në recesion dhe vetë vendi po përballet me një papunësi ekstreme për më tepër që pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore