Paralajmërimi i fundit ndaj operatorëve turistikë

Prag-aksioni 

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Për herë të dytë, administrata tatimore ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shoqatës së operatorëve turistikë. Në kuadër të aksionit të madh, tani kur ka nisur sezoni i pushimeve dhe kur disa rajone bregdetare shndërrohen në “metropole”, tatimet kanë dhënë paralajmërimin e fundit. “Nuk duam t’i frikësojmë, por t’u bëjmë të ditur se kush nuk zbaton ligjin do të ndëshkohet”, saktësojnë burime të administratës për “Shqip”. Mësohet se janë përgatitur dosjet me dhjetëra subjekte që shkelin ligjin duke mos paguar taksat. Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i Strategjisë së re të Përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, si dhe transmetimi i mesazhit për bashkëpunim.

Pas Durrësit, tatimet kanë zhvilluar takim me 60 operatorë që operojnë në Sarandë. Zyrtarisht, sipas njoftimit të zyrës së shtypit, thuhet se subjektet e Sarandës, pasi u njohën me strategjinë e re, janë shprehur të gatshëm për t’i paguar taksat dhe të bashkëpunojnë me tatimet.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.