Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

INSTAT: Sezoni “zbut” çmimet

Inflacioni 

Produktet bujqësore të sezonit kanë zbutur tendencën e rritjes së çmimeve, duke reflektuar një inflacion më të maturuar, por në rritje në raport me muajin prill. INSTAT publikoi dje çmimet e konsumit për muajin maj, të cilat shënuan një ulje prej 0.8% krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i IÇK-së (inflacioni) është 1.9%, kurse një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2%. Krahasuar me muajin e mëparshëm, indeksi i grupit "ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një ulje prej 1.8%. Brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 16.2% vërehet në nëngrupin "zarzavate

përfshirë patatet", sikurse ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të këtij grupi, sidomos te peshku me 1.1% dhe te nëngrupi "qumësht, djathë dhe vezë" me 0.9%. Ndryshe nga perimet, frutat pësuan rritje me 6.7%, kurse grupi i ushqimeve "vajra dhe yndyra" me 0.7%. Ulje të çmimeve vërehet edhe te karburantet. Sipas INSTAT, indeksi i grupit "transporti" ka shënuar një ulje prej 0.6%. Gjatë muajit maj, çmimi i naftës shënoi një ulje prej 2.1% dhe çmimi i benzinës një ulje prej 1.8%.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore