Bode: Më 21 janar u pastruan para. Balla: Kujdes Fazlliçin

Akuzat

Debatet në Kuvend për ligjin e ri ashpërsojnë klimën politike 

Ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën ndaj terrorizimit”, duke synuar ashpërsimin e masave, degjeneroi me akuza të forta, ku ai i shefit të Financave do të mbahet mend gjatë. Në debat e sipër, ministri raportoi për raste të pastrimit të parave rreth periudhës kur u zhvillua protesta e 21 janarit, madje sipas tij, çështja ka shkuar për hetim te prokuroria. “Ndodhi 21 janari dhe ne ju njoftuam që tri ditë përpara, kemi njoftuar prokurorinë dhe policinë. Kanë ardhur para që ne kemi denoncuar në prokurori se janë bërë pastrim në Australi. Dhe u kthyen tri ditë përpara 21 janarit, një shumë jo e vogël parash dhe ne ia kemi çuar prokurorisë të gjithë dosjen dhe u kemi thënë ja ku po kthehen paratë e pastruara”, tha Ridvan Bode, ministër i Financave. Sipas tij, nëse deri në vitin 2005, kanë qenë 8 raste, nga viti 2005 deri sot kanë qenë 216 raste, çka do të thotë 216 dosje hetimore për t’u trajtuar nga ana e prokurorisë.

Opozita i shikon me dyshim ndryshimet e propozuara. “Me të hyrë në fuqi ky ligj, Sali Berisha duhet të risqarojë marrëdhënien e tij me Damir Fazlliç. E ka mik, person të njohur apo bashkëpunëtor të ngushtë. Me të hyrë në fuqi ky ligj, Sali Berisha duhet të sqarojë marrëdhënien e tij me shtetasin turk Ali Evsen, i cili, megjithëse është nën hetim ndërkombëtar për pastrim të parave të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, po shfaqet shpesh në krah të Berishës në darka apo vizita zyrtare”, deklaroi deputeti i PS-së, Taulant Balla.

A.K.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.