Bashkia, pronare e 6 mijë aseteve

Tirana

Bashkëpunimi me investitorët e huaj për gjallërimin e 6 mijë aseteve, pronare e të cilave është Bashkia e Tiranës, është një nga qëllimet parësore të politikave të këtij institucioni. Të paktën kështu tha nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, dje në një takim me përfaqësuesit e biznesit të 30 vendeve anëtare të bankës islamike për zhvillim. “Prioriteti ynë kryesor, në momentin e parë, që në gusht të vitit të kaluar ishte sigurisht ofrimi i mundësive reale për investim, bërja e Tiranës një qytet atraktiv për investimet e huaja dhe nxitja e punësimit. Pavarësisht dëshirës së madhe që ne kishim për ta realizuar këtë, kjo sigurisht nuk mund të arrihej pa nxjerrë në pah potencialin që ky qytet kishte nga njëra anë dhe nga ana tjetër pa ofruar lehtësirat konkrete për investime në Tiranë”, sqaroi Tabaku. Sipas saj, nuk duhet ta shohim Tiranën si të izoluar, por si rrethin e Tiranës, komunat e bashkitë e së cilës po bashkëpunojnë për Planin Urban të Tiranës. “Në momentin kur u hartua Plani Urbanistik, një nga elementet më të rëndësishme ishte përfshirja sa më e shumë e sektorit privat, krijimi i një strukture urbane të qëndrueshme që do të promovonte dhe do të nxiste investimet publike, private. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës është e hapur dhe nxit çdo partneritet publik privat të mundshëm”, theksoi nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.