Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Ministri i Financave mohon fjalët "Nuk do të kërkojmë ndihmë për bankat"

Spanjë 

Ministri spanjoll i Ekonomisë ka qetësuar spekulimet se vendi është në prag të kërkimit të një ndihme financiare në lidhje me krizën e madhe me të cilën po përballet sektori i tij bankar.

Ministri tha se asnjë vendim nuk është marrë dhe nuk do të merret derisa auditët e bankave të kenë përfunduar punën e tyre, që ka shumë mundësi të përfundojë në fund të këtij muaji dhe jo më parë. Ka pasur lajme gjatë ditëve të fundit, më shumë në fakt bëhet fjalë për spekulime, në lidhje me idenë se Spanja, e ngërthyer nga një krizë shumë e rëndë në sektorin bankar, është në prag të kërkimit të një ndihme të madhe nga organizmat europianë. Deklarata e ministrit spanjoll është bërë në Bruksel për të siguruar edhe gjithë pjesëmarrësit dhe mbi të gjitha tregjet financiare, që Spanja nuk është në pikën e dëshpëruar të kërkimit të ndihmës financiare. Të paktën edhe për disa kohë. Të martën, i njëjti ministër deklaroi se tregjet ishin “të mbyllura” praktikisht ndaj vendit të tij dhe kjo bëri që të nisnin spekulime në lidhje me situatën aktuale të financave të vendit dhe të bankave të tij. Spanja ndërkohë duhet që të gjejë 80 miliardë euro për të forcuar kapitalin e bankave të saj. Spanja zyrtare deri më tani e ka refuzuar mundësinë e marrjes së një pakete ndihme financiare, sepse një gjë e tillë nëse do të ndodhte do të ishte me kushte shumë të rënda për popullin e Spanjës, sepse sigurisht, si edhe në rastet e tjera, do të kërkonte reduktim të shpenzimeve dhe si pasojë shkurtime të pagave e pensioneve dhe shtim të papunësisë. Sigurisht që një lajm i tillë tani do të ishte një problem më shumë për qeverinë, sepse popullsia, shumë e pakënaqur dhe thuajse në gjendje depresive, mund të reagonte me revoltë. Megjithatë specialistët mendojnë se Madridi nuk ka rrugë tjetër veçse të kërkojë ndihmë nga jashtë për problemet që ka në sistemin bankar dhe kjo do ta zhyste edhe më shumë në recesion dhe në papunësi që tashmë ka kapur shifra alarmante, sidomos për sa i përket papunësisë së të rinjve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore