Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Financat: Pensionet, “gropa” në buxhet arrin 100 milionë USD/vit

Situata

Ministria pranon vështirësitë. Berisha: Keqardhje për pensionistët

Fatura për të përballuar në total shpenzimet e pensionistëve do të arrijë në rreth 1 miliard USD

Ministri i Financave pranon se skema e pensioneve është e dështuar dhe se deficiti në buxhetin e shtetit arrin në gati 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, baras me rreth 100 milionë dollarë, e ndoshta më shumë. Për këtë arsye, ministri tha se duhen gjetur formula për ndryshimin e kësaj skeme, që sipas tij, qeveria e ka një ide, por nevojitet mbështetja e opozitës, e cila është shprehur kundër. Sipas ministrit, gjatë 8 viteve të fundit është arritur që të barazohen pensionet minimale të fshatit me ato të qytetit, megjithëse fermerët paguajnë kontribute sa një e katërta e banorëve të qytetit. Pjesa tjetër përballohet nga buxheti i shtetit. Pikërisht kjo e fundit po sjell dëme të pariparueshme, me miliarda lekë subvencione, pasi kontribuuesit aktualë nuk mbulojnë dot "ushtrinë" e 530 mijë pensionistëve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kemi të regjistruar rreth 418 mijë kontribuues dhe afro 540 mijë pensionistë, pra një raport aspak normal, kur duhet të ishte krejt e kundërta (4 me 1). Aktualisht, deficiti midis të ardhurave nga kontributet dhe pensioneve është 310 milionë dollarë, por deri në 2014 pritet të arrijë 450 milionë dollarë. Duke u bazuar në tendencën negative, Ministria e Financave parashikon se deri në vitin 2014, fatura për të përballuar në total shpenzimet e pensionistëve do të arrijë në rreth 1 miliard dollarë, nga 750 milionë që ishte vitin e kaluar.

Duke iu referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të paktën deri në muajin nëntor 2011 ishin të regjistruar në sistem 418 mijë kontribuues, të cilët ofruan 440 milionë dollarë përmes masës së kontributit të derdhur në shtet (25 për qind). Duke parë këtë nivel të ardhurash dhe nevojën për të përballuar faturën, kuptohet qartë se diferenca e krijuar, gati 310 milionë dollarë, është barrë për shtetin dhe njëkohësisht për taksapaguesit shqiptarë.

Sakaq, Kryeministri shprehu dje keqardhjen për pamundësinë e qeverisë për t?u shërbyer si duhet pensionistëve, me fondet që meritojnë. "Jam i vetëdijshëm që pensionistët meritonin më shumë, por stuhitë e kësaj krize kanë krijuar në mbarë Europën një situatë shumë të vështirë", tha Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

A.K.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore